Support TIME. Preserve the truth.
football

When Mourinho said yes and then no to Manchester United

Jose Mourinho and Alex Ferguson

“Dyer rrëshqitëse”. 

Është përshkrimi nga më shumë se një person i lidhur me Manchester Unitedin në vitin 2013, rreth dështimit për të siguruar Jose Mourinhon si zëvendësues të Alex Fergusonit.

Konfirmimi për diçka që është përfolur për shumë vjet ka ardhur në një seri të re dokumentarësh rreth karrierës së Mourinhos, që del në “Netflix” më 11 gusht.

Përmbysja e vendimit ishte e shpejtë. “Brenda ditës”, tha një burim për BBC.

Por procesi për të siguruar shërbimet e Mourinhos ishte zhvilluar për javë të tëra. Takimet ishin mbajtur në Madrid dhe Londër, me Fergusonin që ishte i mahnitur nga Mourinho. Legjendës së Unitedit i pëlqente Mourinho. Kishte admirim për të. I kishte thënë portugezit karizmatik se do të tërhiqej në fund të edicionit 2012/13.

also The fall of Amorimi – tactics, transfers and turmoil football The fall of Amorimi – tactics, transfers and turmoil

Shumë shpejt negociatat kaluan në kushte. Marrëveshja u arrit. Pastaj nuk u arrit. 

“Një natë, ai më telefonoi, po qante, dhe më tha: ‘Alex nuk mundem. Ia kam dhënë fjalën Chelseat dhe nuk mund ta shkel premtimin’”, ka treguar Ferguson.

Mourinho përmendi arsye familjare për vendimin e tij. Disa të lidhur me Unitedin ende dyshojnë se kjo është e vërtetë. Është e saktë që 63-vjeçari ka një shtëpi familjare në Londër dhe kishte premtuar të kthehej kur u shkarkua fillimisht nga Chelsea në vitin 2007.

Mourinho gjithashtu kishte raport pozitiv me ish-pronarin e Chelseat, Roman Abramovich. 

Megjithatë për një kohë tek Unitedi menduan se kishin siguruar trajnerin që e dëshironin. Kjo ende shihet si një pikë kthese e rëndësishme në historinë e klubit. Ferguson po largohej në të njëjtën verë me drejorin ekzekutiv shumë të respektuar, David Gill. Vlerësohej se Mourinho kishte aftësinë e kërkuar për të menaxhuar tranzicionin. Drejtues të rëndësishëm të Unitedit në atë kohë besonin se nuk ishte vetëm një trashëgimi që duhej të menaxhonin. Duhej edhe një strukturë ndryshe në klub. 
Ferguson ishte rast i veçantë. Kishte kontroll thuajse në çdo gjë. Një strukturë tjetër ishte e nevojshme dhe duhej të menaxhohej ndërsa klubi ende garonte në fushë. Me Mourinhon jashtë loje dhe Pep Guardiolan e angazhuar te Bayerni, Unitedi iu drejtua David Moyesit.

Trajneri i Evertonit kishte shumë nga tiparet e Fergusonit si trajner. Por nuk kishte punuar në të njëjtin nivel, pavarësisht suksesit relativ në “Merseyside”.

also Prestianni denies racially abusing Vinicius, who received widespread support football Prestianni denies racially abusing Vinicius, who received widespread support

Unitedi e shpalli Moysein si “të zgjedhurin”. Ai thjesht nuk ishte.

Në vitin 2016, Mourinho u bë trajner i Unitedit, duke e zëvendësuar Louis van Gaalin, i cili u shkarkua 48 orë pasi skuadra e tij kishte mposhtur Crystal Palacen për të fituar Kupën FA.

Por Mourinho po evoluonte si trajner dhe zhveshtorja në “Old Trafford” nuk ishte i njëjti vend me atë që ishte tri vjet më parë. Shumë lojtarë të rëndësishëm ishin larguar ndërkohë.

Mourinho gjithashtu kishte ndryshuar. Ai e fitoi titullin në edicionin e dytë te Chelsea. Por u largua në hije në dhjetor 2015, me skuadrën në vendin e 16-të në tabelë. 

Varësisht nga mënyra se si shikohet, Mourinho ishte sukses i madh në Manchester United, ose dikush që nuk shfaqi atë që pritej dhe e la klubin në kaos. E fitoi Ligën e Evropës dhe Kupën EFL në edicionin e parë. Dy herë u kualifikua në Champions. E ka përshkruar përfundimin në vendin e dytë, dhe plot 19 pikë prapa Manchester Cityt, si një nga arritjet më të mira të karrierës. 81 pikët e Unitedit në atë edicion janë numri më i madh i pikëve në Premier League pas periudhës së Fergusonit.

Megjithatë, portugezi kishte grindje me lojtarët, përfshirë Paul Pogban, dhe akuzoi hierarkinë e klubit se nuk e mbështeti për sulmuesin Anthony Martial, të cilin dëshironte ta shiste. 

also Barcelona aims to deliver the final "blow" for the title football Barcelona aims to deliver the final "blow" for the title

Vlerësohet se Mourinho do të kishte pasur sukses më të madh nëse do të kishte pasuar menjëherë Fergusonin.

Personaliteti i tij sugjeron se ai do të kishte marrë përsipër detyrën e pasimit të skocezit duke besuar se mund të bënte më mirë. Nën drejtimin e Moyesit kishte hezitim në tregun e transferimeve, ndërsa është e vështirë të imagjinohet që Mourinho të ishte aq i rezervuar për të bërë transferime.