---
description: Kosova është dy fitore larg kualifikimit në Kupën e Botës 2026 në futboll. Por tashmë Kosova e ka “titullin jozyrtar të botës”. Madje atë e mban që nga 8 shtato
title: Kosova vazhdon ta mbajë “titullin jozyrtar të botës”
image: https://resources.koha.net/images/2025/November/23/7c63a07a-546d-4715-8403-f14e3de6c930.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Kosova vazhdon ta mbajë “titullin jozyrtar të botës”

![kosova](https://resources.koha.net/images/2025/November/23/7c63a07a-546d-4715-8403-f14e3de6c930.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 23 nëntor 2025 12:38
- Shpërndaje në:

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 23 nëntor 2025 12:38
- Shpërndaje në:

Kosova është dy fitore larg kualifikimit në Kupën e Botës 2026 në futboll. Por tashmë Kosova e ka “titullin jozyrtar të botës”. Madje atë e mban që nga 8 shtatori.

“Titullin jozyrtar të botës” Kosova e siguroi me fitoren 2:0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”. Dhe pasi nuk ka humbur nga 8 shtatori, vazhdon ta mbajë atë.

Dhe Kosova do të jetë kampione jozyrtare e botës të paktën deri më 26 mars të vitit të ardhshëm, kur e luan ndeshjen e radhës.

“Titulli jozyrtar i botës” në fakt është simbolik. Është mënyrë e llogaritjes së rezultateve në futboll, që përdor parimin e boksit për të shpallur më të mirin. Ai që e mposht më të mirin, bëhet më i miri.

Ekipi përfaqësues që ka fituar ndeshjen e parë ndërkombëtare është “shpallur” kampion jozyrtar i botës. Ekipi përfaqësues i parë që e ka mposhtur kampionin është shpallur kampion i ri. Dhe kështu kampioni ka ndërruar sa herë që është mposhtur ish-kampioni.

[Edhe ![Kosova, kampione jozyrtare e botës](https://resources.koha.net/images/2025/September/10/9924ec1e-c4be-43e5-ab20-81a421d95150.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 10 sht 2025 Kosova, kampione jozyrtare e botës](https://www.koha.net/futboll/kosova-kampione-jozyrtare-e-botes)

Anglia ishte përfaqësuesja e parë “kampione jozyrtare e botës”. E kishte mposhtur Skocinë me rezultatin 4:2 në vitin 1873. Në fakt ishte ndeshja e dytë ndërkombëtare, pasi e para, mes dy përfaqësueseve të njëjta, e luajtur në vitin 1872, kishte përfunduar pa gola. 

Ideja fillimisht ishte e tifozëve skocezë dhe e disa mediave në Skoci. Pasi Skocia e kishte mposhtur Anglinë, që e kishte fituar Botërorin 1966, skocezët në shaka thanë se ishin “kampionë jozyrtarë të botës”. Humbja nga Skocia, më 15 prill 1967, ishte e para për Anglinë si kampione e botës.

Në vitin 2002 disa statisticientë të futbollit përcaktuan rregullat për “kampionatin jozyrtar të botës në futboll” dhe publikuan kampionët që nga i pari. Madje është shkruar edhe një libër për këtë temë.

54 përfaqësuese kanë mbajtur “titullin jozyrtar të botës deri më tani”. Suedia e kishte titullin deri më 8 shtator 2025. Dhe pasi Kosova e mposhti Suedinë në “Fadil Vokrri”, e fitoi “titullin”. “Dardanët” e mbrojtën “titullin” duke barazuar pa gola me Slloveninë, duke fituar 1:0 ndaj Suedisë dhe 2:0 ndaj Sllovenisë në udhëtim dhe duke luajtur 1:1 me Zvicrën në shtëpi, më 18 nëntor. Me barazim, kampioni e mban titullin.

[Edhe ![E kaluara e Kosovës me shtetet pjesëmarrëse në Botëror](https://resources.koha.net/images/2026/May/25/22bfc44b-86af-44b9-98ea-17e60f8065f5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 7 qer 2026 E kaluara e Kosovës me shtetet pjesëmarrëse në Botëror](https://www.koha.net/futboll/e-kaluara-e-kosoves-me-shtetet-pjesemarrese-ne-boteror)

Kosova luan me Sllovakinë më 26 mars 2026 në Bratislavë. Është ndeshje gjysmëfinale e plejofit për kualifikim në Botërorin e vërtetë, atë që vitin tjetër mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

Me fitore, Kosova do të ishte vetëm një fitore larg ngjarjes kryesore të futbollit. Dhe natyrisht, do ta mbante “titullin jozyrtar të botës”.

[#Kosova](https://www.koha.net/tag/kosova)

Artikuj të ngjashëm

- [![Suedia në Botëror, si ishte e mundur?](https://resources.koha.net/images/2026/April/01/de10afff-2f3c-4e6d-a405-c63289cbe907.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 1 pri 2026 Suedia në Botëror, si ishte e mundur?](https://www.koha.net/futboll/suedia-ne-boteror-si-ishte-e-mundur)
- [![Festë e entuziazëm para ndeshjes që siguron Botërorin](https://resources.koha.net/images/2026/March/31/c9c31b57-07c5-4838-9199-f5452c1270f0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 31 mar 2026 Festë e entuziazëm para ndeshjes që siguron Botërorin](https://www.koha.net/futboll/feste-e-entuziazem-para-ndeshjes-qe-siguron-boterorin)
- [![Bota shkruan për Kosovën: Ëndërr dhe shok](https://resources.koha.net/images/2026/March/27/e1ffb9e1-92d7-43bf-8faa-3d98ee64c800.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 26 mar 2026 Bota shkruan për Kosovën: Ëndërr dhe shok](https://www.koha.net/futboll/bota-shkruan-per-kosoven-enderr-dhe-shok)

[Futboll.]() [Interi fiton me gola të minutave shtesë](https://www.koha.net/futboll/interi-fiton-me-gola-te-minutave-shtese)

[Futboll.]() [Dy gola të shpejtë nga Feronikeli 74](https://www.koha.net/futboll/dy-gola-te-shpejte-nga-feronikeli-74)

[Arbëri.]() [Sulmohet nga qentë endacakë një 8-vjeçar në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/sulmohet-nje-8-vjecar-nga-qente-endacak-ne-prishtine)

[Futboll.]() [Drita dyfishon shifrat](https://www.koha.net/futboll/drita-ne-epersi-pas-pjeses-se-pare-4)

[Botë.]() [Pesë ndryshimet që priten në diplomacinë e SHBA-së nëse demokratët i fitojnë zgjedhjet](https://www.koha.net/bote/pese-ndryshimet-qe-priten-ne-diplomacione-e-shba-se-nese-demokratet-i-fitojne-zgjedhjet)

[Botë.]() [Ushtria izraelite vazhdon operacionet në Bregun Perëndimor edhe dy ditë para zgjedhjeve](https://www.koha.net/bote/ushtria-izraelite-vazhdon-operacionet-ne-bregun-perendimor-dy-dite-para-zgjedhjeve)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kosova vazhdon ta mbajë “titullin jozyrtar të botës”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/kosova-vazhdon-ta-mbaje-titullin-jozyrtar-te-botes","datePublished":"2025-11-23T12:38:41+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:35:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":448,"author":[{"@type":"Person","name":"Arsim Maxhera","url":"https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kosova është dy fitore larg kualifikimit në Kupën e Botës 2026 në futboll. Por tashmë Kosova e ka “titullin jozyrtar të botës”. Madje atë e mban që nga 8 shtato","url":"https://www.koha.net/futboll/kosova-vazhdon-ta-mbaje-titullin-jozyrtar-te-botes","keywords":"Kosova","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/November/23/7c63a07a-546d-4715-8403-f14e3de6c930.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
