---
description: Dy fitoret ndaj Bullgarisë dhe ato ndaj Gjibraltarit e Kroacisë, kanë bërë që përfaqësuesja e Kosovës në futboll të ketë rritjen më të madhe të pikëve në rangli
title: Kosova me rritjen më të madhe të pikëve në ranglistën e re të FIFA-s
image: https://resources.koha.net/images/2026/April/21/a8556f90-7c18-4e49-8b67-3ec16b95b213.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Kosova me rritjen më të madhe të pikëve në ranglistën e re të FIFA-s

![Kosova me rritjen më të madhe të pikëve në ranglistën e re të FIFA-s](https://resources.koha.net/images/2026/April/21/a8556f90-7c18-4e49-8b67-3ec16b95b213.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 21 prill 2026 10:48
- Shpërndaje në:

- 21 prill 2026 10:48
- Shpërndaje në:

Dy fitoret ndaj Bullgarisë dhe ato ndaj Gjibraltarit e Kroacisë, kanë bërë që përfaqësuesja e Kosovës në futboll të ketë rritjen më të madhe të pikëve në ranglistën e FIFA-s për përfaqësueset e futbollisteve.

FIFA të martën ka publikuar ranglistën e re për përfaqësueset e futbollisteve, ndërsa rritja prej 58,33 pikëve është më e madhja e ndonjë përfaqësueseje që nga publikimi i kaluar më 11 dhjetor 2025.

Muajin e kaluar, Kosova fitoi ndaj Gjibraltarit dhe Kroacisë, ndërsa javën e kaluar e mposhti në dy ndeshje Bullgarinë. Të gjitha këto sfida i takojnë kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Kosova tani është e 81-ta, ndërsa ka avancuar për plot 11 pozita në renditje. Kjo po ashtu është pozita më e mirë që Kosova e ka pasur ndonjëherë në ranglistën e FIFA-s.

Në mars të vitit 2024, Kosva e kishte pozitën më të mirë deri më tani, atë 91. Më së ulti ishte në pozitën e 126-të, ndërsa pozita mesatare e Kosovës është 108.

[Edhe ![Kosova ngjitet edhe për katër pozita në ranglistën e FIFA-s](https://resources.koha.net/images/2025/November/19/6a9d8f74-b273-4d1a-8448-0767e1d10c8e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 19 nën 2025 Kosova ngjitet edhe për katër pozita në ranglistën e FIFA-s](https://www.koha.net/futboll/kosova-ngjitet-edhe-per-kater-pozita-ne-ranglisten-e-fifa-s)

Shqipëria është në pozitën e 71-të, ndërsa nuk ka lëvizur përkundër humbjeve të fundit.

Kroacia, të cilën Kosova e mposhti 1:0 në Karlovc dhe me të cilën përballet në qershor në Prishtinë, ka rënë për pesë pozita dhe tani është e 66-ta.

E para në ranglistë është Spanja, e përcjellë nga SHBA-ja, Anglia, Gjermania dhe Japonia. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Brazili, Franca, Suedia, Kanadaja dhe Holanda.

Te futbollistët Kosova është e 78-ta në ranglistën e FIFA-s, që po ashtu është pozita më e mirë ndonjëherë.

[Edhe ![Kosova me renditjen më të mirë, në përfaqësuese premtojnë ngritje të mëtejme](https://resources.koha.net/images/2025/October/17/7a42d29c-6d58-4434-a42b-4a6e2a78991d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 tet 2025 Kosova me renditjen më të mirë, në përfaqësuese premtojnë ngritje të mëtejme](https://www.koha.net/futboll/kosova-me-renditjen-me-te-mire-ne-perfaqesuese-premtojne-ngritje-te-metejme)

Futbollistet e Kosovës janë në vendin e parë në grupin e Ligës C të kualifikimeve për Kupën e Botës. Prej Ligës C kualifikimi direkt në Botëror nuk është i mundur. Por vendi i parë në grup siguron plejofin kualifikues për Botëror, e po ashtu avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme.

Në futbollin e femrave, kualifikimet janë të organizuara në liga, përkatësisht nivele, njëjtë si në Ligën e Kombeve. Kosova, e drejtuar nga Sami Sermaxhaj, është në pozitë të mirë për ta siguruar kalimin në Ligën B. Në nivelin e dytë, përkatësisht në B, ishte edhe një herë në të kaluarën.

[#Përfaqësuesja e Kosovës](https://www.koha.net/tag/perfaqesuesja-e-kosoves) [#FIFA](https://www.koha.net/tag/fifa) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kosova ngrihet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s](https://resources.koha.net/images/2025/August/07/492f47d6-6ed7-4789-9b15-3ac9c985d81f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 7 gus 2025 Kosova ngrihet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s](https://www.koha.net/futboll/kosova-ngritet-per-nje-pozite-ne-ranglisten-e-fifa-s)
- [![Kosova me pozitën më të mirë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s](https://resources.koha.net/images/2025/July/10/9e01f822-d62d-4be6-8955-1acbf6355628.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 10 kor 2025 Kosova me pozitën më të mirë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s](https://www.koha.net/futboll/kosova-me-poziten-me-te-mire-ndonjehere-ne-renditjen-e-fifa-s)
- [![Me gjithë humbjet, Kosova avancon për dy pozita](https://resources.koha.net/images/2026/October/21/450101fc-e657-4fb7-b33d-69a2efa45e50.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 21 tet 2026 Me gjithë humbjet, Kosova avancon për dy pozita](https://www.koha.net/futboll/me-gjithe-humbjet-kosova-avancon-per-dy-pozita)

[Reklama.]() [Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026](https://www.koha.net/reklama-marketing/zhvendosja-e-etc-se-ne-lokacionin-e-ri-ne-peje-hapja-me-28-tetor-2026)

[Opinion.]() [Dy përralla politike kundër dy miteve politike shqiptare](https://www.koha.net/opinion/dy-perralla-politike-kunder-dy-miteve-politike-shqiptare)

[Botë.]() [Finlanda dhe Norvegjia zhvillojnë bisedë të rrallë me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/finlanda-dhe-norvegjia-zhvillojne-bisede-te-rralle-me-putinin-per-perfundimin-e-luftes-ne-ukraine)

[Arbëri.]() [Hetimet për rastin e Arlinda Zekajt barten nga Peja në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/hetimet-per-rastin-e-arlinda-zekajt-barten-nga-peja-ne-prishtine)

[Arbëri.]() [Haxhiu dhe udhëheqësit e Maqedonisë diskutojnë për sigurinë rajonale dhe integrimin evropian](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-dhe-udheheqesit-e-maqedonise-diskutojne-per-sigurine-rajonale-dhe-integrimin-evropian)

[Kronikë.]() [Vdiq një punëtor në vendin e punës në Istog, një i arrestuar](https://www.koha.net/kronike/vdiq-nje-punetor-ne-vendin-e-punes-ne-istog-nje-i-arrestuar)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kosova me rritjen më të madhe të pikëve në ranglistën e re të FIFA-s","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/kosova-me-rritjen-me-te-madhe-te-pikeve-ne-ranglisten-e-re-te-fifa-s","datePublished":"2026-04-21T10:48:25+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:15:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":410,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Dy fitoret ndaj Bullgarisë dhe ato ndaj Gjibraltarit e Kroacisë, kanë bërë që përfaqësuesja e Kosovës në futboll të ketë rritjen më të madhe të pikëve në rangli","url":"https://www.koha.net/futboll/kosova-me-rritjen-me-te-madhe-te-pikeve-ne-ranglisten-e-re-te-fifa-s","keywords":"Përfaqësuesja e Kosovës, FIFA, futboll","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/April/21/a8556f90-7c18-4e49-8b67-3ec16b95b213.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
