Support TIME. Preserve the truth.
football

Kosovo ready for the important match against Austria

Kosova

Kosova e fitoi grupin e saj të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027 ku ishin edhe Kroacia, Bullgaria dhe Gjibraltari.

Si e para e Grupit C2 siguroi avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme, e po ashtu edhe plejofin për Botërorin në Brazil. Por kundërshtarja e raundit të parë kualifikues, do të jetë dukshëm më e fortë.

The first match between Kosovo and Austria takes place on Friday at 18:00 at the “Fadil Vokrri” stadium in Pristina. Meanwhile, the return match is on October 13 at 18:00 in Vienna.

Kosova së fundmi u drejtua nga Sami Sermaxhaj, që dha dorëheqje nga posti i selektorit te futbollistet, për ta marrë drejtimin e Ballkanit të Suharekës. Vendin e Sermaxhajt e zuri Sanije Krasniqi. Krasniqi debuton ndaj Austrisë. 

“Është dita e parë që jemi komplet i gjithë ekipi. I kemi pasur disa probleme shëndetësore me disa vajza. Mirëpo, mendojmë që nesër të jemi ekipi më i mirë që i kundërvihet Austrisë. Jemi përgatitur këto ditë, nga e hëna, në mënyrën më të mirë. E kemi analizuar kundërshtarin dhe do të mundohemi që nesër ta japim maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv në këtë ndeshje”, ka thënë të enjten përzgjedhësja Krasniqi për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Modesta Uka është prej lojtareve më të mira te Kosova. Ajo bën karrierë tek Austria Vjena dhe e ka nisur sezonin në mënyrë shumë të mirë në aspektin individual. Madje realizoi gol edhe në Ligën e Kampionëve javë më parë ndaj Interit dhe u shpall më e mira e ndeshjes. 

Bashkë me Erëleta Memetin priten të jenë rreziku kryesor për austriaket. Dyshen e Austria Vjenës dhe Eintracht Frankfurtit, e kanë përmendur edhe zyrtarë të Austrisë. 

“Besoj që Austria ka skuadër shumë të fortë. Po ashtu mendoj dhe besoj që e vetmja gjë e cila mund të na ndihmojë neve për një rezultat të mirë, është ta japim maksimumin, t’i fitojmë duelet, dhe të jemi të qeta me top”, ka theksuar Uka. 

Në Bundesligën gjermane, përkatësisht te Mainzi, luan edhe sulmuesja Gentiana Fetaj. Fetaj foli shkurt, por tha se atmosfera te Kosova është shumë e mirë. 

“Sot ishte stërvitja e fundit para lojës, atmosfera në ekip është shumë e mirë”, deklaroi Fetaj. 

Kosova në plejofin për kualifikim të Kampionatit Botëror paraqitet për herën e parë. Sfidat e para do të jenë në përballjet me Austrinë, që ka në radhët e veta lojtare me përvojë. Nëse “Dardanet” dalin më të suksesshme në dy ballafaqimet mes vete, më pas i pret edhe një tjetër sfidë. Në raundin e dytë kualifikues të plejofit për Botërorin 2027, që është edhe i fundit, Kosova do të luajë ndaj përfaqësueses më të suksesshme nga dy ndeshjet, Izraelit apo Zvicrës. 

Ndeshjet e raundit të dytë luhen me sistem vajtje-ardhje po ashtu. Duelet e para zhvillohen më 26 nëntor, ndërsa ato kthyese më 5 dhjetor.