Support TIME. Preserve the truth.
football

Befort Zeneli's absence against Romania confirmed

Besfort Zeneli

Besfort Zeneli nuk ka arritur ta lërë prapa lëndimin në nyjën e këmbës dhe nuk do të luajë për Suedinë të premten mbrëma ndaj Rumanisë. 

Ballafaqimi Suedia – Rumania që nis në orën 20:45 në Solna, i takon Grupit 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve. 

Mungesa e Zenelit për duelin ndaj rumunëve është konfirmuar të enjten në konferencën për shtyp nga përzgjedhësi Graham Potter. Do të mungojë edhe Gustaf Lagerbielke. 

“Gustaf do të mungojë në këtë ndeshje. Njësoj edhe Besforti. Ai ka problem të vogël me nyjën e këmbës, por nuk do të jetë i gatshëm për të premten mbrëma”, ka deklaruar përzgjedhësi Potter.

Zeneli që është mesfushor me tipare sulmuese, po kalon formë shumë të mirë te Royale Unioni në Belgjikë. 23-vjeçar në 11 paraqitjet e këtij edicioni i ka dy gola e pesë asistime.