---
description: Në mes të janarit vëllezërit Fitim e Boletin Hasani u bënë pronarët e rinj të klubit zviceran të futbollit, Schaffhausen. Schaffhauseni garon në kategorinë e dy
title: Klubi zviceran më nuk drejtohet nga vëllezërit shqiptarë
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/30/9eb66abc-91a4-4496-9803-7a4ae58490d4.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Klubi zviceran më nuk drejtohet nga vëllezërit shqiptarë

![Schaffhausen](https://resources.koha.net/images/2025/April/30/9eb66abc-91a4-4496-9803-7a4ae58490d4.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 30 prill 2025 20:09
- Shpërndaje në:

- 30 prill 2025 20:09
- Shpërndaje në:

Në mes të janarit vëllezërit Fitim e Boletin Hasani u bënë pronarët e rinj të klubit zviceran të futbollit, Schaffhausen. 

Schaffhauseni garon në kategorinë e dytë helvetike, por është klub me traditë. Megjithatë po kalon moment të vështirë dhe rrezikon rënien në kategorinë e tretë zvicerane. 

Prej të mërkurës ky klub ka pronarë të rinj. Pra Fitim e Boletin Hasani më nuk janë në krye, kanë njoftuar mediat zvicerane.

Schaffhauseni përmes një komunikate ka njoftuar se ka përfunduar me sukses riorganizimin për vitet e ardhshme. Sipas njoftimit, vëllezërit Hasani kanë arritur ta stabilizojnë klubin gjatë fazës sfiduese financiare dhe strukturore. Vëllezërit shqiptarë, sipas njoftimit, kanë zhvilluar negociata intensive. Dhe një marrëveshje me Lotus One Swiss AG është nënshkruar. Kjo kompani do të investojë direkt në klub duke blerë aksione. Kjo kompani tashmë është aksionarja kryesore. Silvan Hurlimann është aksionar tjetër.

Ndërkohë kryetar i Bordit të Drejtorëve do të jetë Martin Frick. Fitim Hasani tashmë është ish-kryetar i Bordit të Drejtorëve. 

“Unë dhe vëllai im, Boletini, kemi punuar shumë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për klubin dhe regjionin. Jemi të kënaqur që e paraqesim këtë zgjidhje me Lotus One Swiss AG”, ka thënë Fitim Hasani.

Kjo kompani është e lidhur me Lotus Singapore Group, që është organizatë globale. 

[Edhe ![Dy afaristë shqiptarë blejnë klubin zviceran me traditë 130-vjeçare](https://resources.koha.net/images/2025/January/17/f3a76b59-d73b-485a-9406-436f4b98905a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 jan 2025 Dy afaristë shqiptarë blejnë klubin zviceran me traditë 130-vjeçare](https://www.koha.net/futboll/dy-afariste-shqiptare-blejne-klubin-zviceran-me-tradite-130-vjecare)

Pronari i mëparshëm i Schaffhausenit po i shet të gjitha aksionet. Te kjo skuadër ka shumë futbollistë shqiptarë. Një tjetër shqiptar, Jimmy Berisha, ishte shef ekzekutiv deri vonë. Ai u largua si pjesë e ndryshimeve të bëra nga vëllezërit Hasani. Ishte larguar edhe trajneri Ciriaco Sforza dhe në vend të tij erdhi Hakan Yakin.

Pas 32 xhirove, Schaffhauseni është i fundit në kategorinë e dytë zvicerane me 25 pikë. Megjithatë ka ende gjasa për të mbetur në këtë kategori.

Ermir Lenjani, Bujar Lika, Florian Hoxha, Orges Bunjaku, Valon Hamdiu, Brendon Abazi janë pjesë e kësaj skuadre tradicionale zvicerane.

[#Fitim Hasani](https://www.koha.net/tag/fitim-hasani) [#Boletin Hasani](https://www.koha.net/tag/boletin-hasani) [#Schaffhausen](https://www.koha.net/tag/schaffhausen) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll)

Artikuj të ngjashëm

- [![Klubi zviceran me drejtues shqiptarë po kalon krizë të thellë](https://resources.koha.net/images/2025/February/28/5411fc89-2fa1-4a59-9e35-f7ded9d5808b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 28 shk 2025 Klubi zviceran me drejtues shqiptarë po kalon krizë të thellë](https://www.koha.net/futboll/klubi-zviceran-me-drejtues-shqiptare-po-kalon-krize-te-thelle)
- [![Tifozët e klubit zviceran që udhëhiqet nga shqiptarët kundërshtojnë investimet e sheikut](https://resources.koha.net/images/2024/May/02/0664d039-1f46-4272-ab85-ce82a17d5e24.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 2 maj 2024 Tifozët e klubit zviceran që udhëhiqet nga shqiptarët kundërshtojnë investimet e sheikut](https://www.koha.net/futboll/tifozet-e-klubit-zviceran-qe-udhehiqet-nga-shqiptaret-kundershtojne-investimet-e-sheikut)
- [![Fazliji mund t’i bashkohet ekipit të njohur zviceran](https://resources.koha.net/images/2026/July/24/c02c28ab-acc0-424b-b2f2-f8185d67527f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 23 kor 2026 Fazliji mund t’i bashkohet ekipit të njohur zviceran](https://www.koha.net/futboll/fazliji-mund-ti-bashkohet-ekipit-te-njohur-zviceran)
- [![Te Hoffenheimi të bindur që Avdullahu e Hajdari do të zhvillohen edhe më shumë](https://resources.koha.net/images/2026/April/20/01bff4d7-4c92-4836-b4ec-2652f3832f87.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 20 pri 2026 Te Hoffenheimi të bindur që Avdullahu e Hajdari do të zhvillohen edhe më shumë](https://www.koha.net/futboll/te-hoffenheimi-te-bindur-qe-avdullahu-e-hajdari-do-te-zhvillohen-edhe-me-shume)

[Sporte të tjera.]() [Lara Colturi ka gjithçka që duhet për t’u bërë një superyll i skijimit](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/lara-colturi-ka-gjithcka-qe-duhet-per-tu-bere-nje-superyll-i-skijimit)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Nis renovimi i urës mbi lumin Sitnica](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/nis-renovimi-i-ures-mbi-lumin-sitnica)

[Arbëri.]() [Shkollat në Fushë-Kosovë dhe Podujevë me mungesë të mësimdhënësve të matematikës](https://www.koha.net/arberi/shkollat-ne-fushe-kosove-dhe-podujeve-me-mungese-te-mesimdhenesve-te-matematikes)

[Arbëri.]() [Filtrat e rinj premtojnë më pak ndotje nga Kosova B1, por punimet zvarriten përtej afatit kontraktual](https://www.koha.net/arberi/filtrat-e-rinj-premtojne-me-pak-ndotje-nga-kosova-b1-por-punimet-zvarriten-pertej-afatit-kontraktual)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Apeli vërteton dënimet: burgim i përjetshëm për Murselin e Plavën, 30 vjet për Kokallën](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/apeli-verteton-denimet-burgim-i-perjetshem-per-murselin-e-plaven-30-vjet-per-kokallen)

[Arbëri.]() [Deputetët kërkojnë sqarim me shkrim nga BE-ja për skandalin me këngën serbe](https://www.koha.net/arberi/deputetet-kerkojne-sqarim-me-shkrim-nga-be-ja-per-skandalin-me-kengen-serbe)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Klubi zviceran më nuk drejtohet nga vëllezërit shqiptarë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/klubi-zviceran-me-nuk-drejtohet-nga-vellezerit-shqiptare","datePublished":"2025-04-30T20:09:41+02:00","dateModified":"2026-07-10T23:20:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":344,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në mes të janarit vëllezërit Fitim e Boletin Hasani u bënë pronarët e rinj të klubit zviceran të futbollit, Schaffhausen. Schaffhauseni garon në kategorinë e dy","url":"https://www.koha.net/futboll/klubi-zviceran-me-nuk-drejtohet-nga-vellezerit-shqiptare","keywords":"Fitim Hasani, Boletin Hasani, Schaffhausen, futboll","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/30/9eb66abc-91a4-4496-9803-7a4ae58490d4.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
