Support TIME. Preserve the truth.
football

Kane leads the very open race for the "Ballon d'Or"

Golden Ball

Fituesi i edicionit 2026 të “Topit të Artë” do të mësohet të hënën mbrëma. Por gara për trofeun prestigjioz mbetet plotësisht e hapur. 

Janë tre favoritë kryesorë, sipas mediumeve ndërkombëtare dhe njohësve te futbollit. Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal janë kandidatët më seriozë në garën për trofeun kryesor individual në futboll. Por ka edhe lojtarë të tjerë që kanë shkëlqyer në edicionin e kaluar dhe vlerësohen me mundësi për ta fituar “Topin e Artë”. 

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, është njëri prej tyre, bashkë me Michael Olisen e Khvicha Kvaratskhelian. 

Argumentet e shumta pse njëri është më i mirë se tjetri e bëjnë shumë interesant këtë edicion të “Topit të Artë”. Ceremonia fillon në orën 21:00. 

Askush nuk ka shënuar më shumë gola se Harry Kane në edicionin 2025/26 - plot 73. Ai dha kontribut që Bayerni ta fitojë “tripletën” vendore. Por 33-vjeçari nuk arriti që ta fitojë Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës. Kapiteni i Anglisë shënoi gjashtë herë kur “Tre Luanët” u stolisën me medalje të bronztë në Botërorin në Amerikën e Veriut. Anglia u mposht në gjysmëfinale nga Argjentina. 

Njësoj si Yamali, edhe Mbappe ka folur shpesh se do të donte ta kishte në duar trofeun e çmuar. Francezi është kandidat goxha i fortë. Mbappe shënoi më shumë gola se gjithë të tjerët në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Botës. Madje në Botërorin në Kanada, Meksikë dhe SHBA u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në ngjarjen globale. 

Nëse trofeu do të vendosej me gola, ato të Mbappes do të kishin më shumë vlerë. 

Por, Mbappe nuk ka arritur që në edicionin e kaluar të fitojë trofe me klubin e tij, Real Madridin apo me Francën. 

Tifozët vazhdojnë të kënaqen me paraqitjet e Yamalit, supertalentit të Barcelonës. Vitin e kaluar ishte i dyti në renditje për këtë çmim. Këtë vit ai e fitoi titullin e dytë në La Liga, para se të triumfonte me Spanjën në Kupën e Botës. Ai u bë futbollisti më i ri në moshë që i fiton dy ngjarjet e mëdha të futbollit, përfshirë Kampionatin Evropian. 

Megjithatë, me Barcelonën nuk avancoi më shumë se në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Dhe kjo mund t’i kushtojë 19-vjeçarit. Në Botëror nuk pati asnjë asistim, ndërsa e mbylli garën me vetëm një gol ndaj Arabisë Saudite, në fazën grupore. 

Bashkëlojtari i tij te Spanja dhe Barcelona, Rodri, e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të Kupës së Botës. Pau Cubarsi u shpall lojtari më i mirë i ri. Në nivel klubesh, Yamali i pati 24 gola të shënuar në 45 paraqitje për Barcelonën. 

Mediumet e mëdha botërore në garën për trofeun që i jepet lojtarit më të dalluar, nuk e kanë përjashtuar edhe Lionel Messin. Ajo që Messi ka arritur në vitet e fundit vazhdon ta konfirmojë se është prej më të mirëve në histori. Në edicionin e kaluar, Inter Miami e fitoi ligën MLS, për herë të parë në histori. Dhe numri 10 ishte më meritori në këtë sukses. Messi pas Botërorit 2026 u pensionua nga Argjentina, e udhëhoqi përfaqësuesen e tij deri në finale të Kupës së Botës, si 39-vjeçar. Ai e mbylli garën me tetë gola të realizuar, dy më pak se Kylian Mbappe, ndërsa është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të ngjarjes globale. 

Nëse Argjentina do ta fitonte Kupën e Botës, ndoshta nuk do të kishte debat se kush mund të jetë fitues. Ai do të ishte favoriti kryesor për trofeun e nëntë të “Topit të Artë”. Bashkë me Cristiano Ronaldon kanë dominuar thuajse për dy dekada. Ronaldo është pesë herë fitues i çmimit. 
Katër anglezë e kanë fituar “Topin e Artë” në historinë 70-vjeçare. Në Londër të hënën mbrëma, Kane mund të bëhet i pesti, pas Stanley Matthews, Bobby Charlton, Keving Keegan dhe Michael Owen. 

“Topi i Artë” do të organizohet në Londër për ta nderuar Stanley Matthewsin, i cili ishte fituesi i parë në vitin 1956. 

Ceremonia “Topi i Artë” organizohet nga “France Football” dhe UEFA. Fituesi caktohet me votat e gazetarëve që përfaqësojnë 100 shtetet e para në ranglistën e FIFA-s. 

Gjatë ceremonisë ndahen edhe çmime të tjera.