Support TIME. Preserve the truth.
football

"Disorderly life", the cause of Kompany's poor condition

Vincent Kompany

Burimet në skuadrën e Bayern Munichut kanë thënë se gjendja jo e mirë shëndetësore e trajnerit Vincent Kompany, ka ardhur si pasojë e punës së pandalshme. 

Sipas njerëzve të lidhur me klubin, thuhet se ai nuk ka pasur jetë të rregullt së fundmi. Në fillim të javës është raportuar po ashtu se tekniku belg ka pasur edhe infeksion viral. Ai të premten është dërguar me urgjencë në spital, por më vonë, klubi bavarez raportoi se gjendja e tij është stabile dhe po monitorohet nga stafi mjekësor.

BILD ka shkruar të shtunën se Kompany pati stil intensiv të jetesës. 

“Kolegët kanë vërejtur se ai ka bërë gjumë minimal, nuk ka pasur ushqim të rregullt, ka shmangur ushtrimet, ka konsumuar shumë kafe dhe është ngarkuar me punë të papërballueshme”, ka shkruar mediumi gjerman.