Interi nuk ka gabuar në ndeshjen që i takoi xhiros së shtatë të Serie A.
Interi të shtunën mbrëma e mposhti Bolognan në udhëtim me rezultatin 3:1.
Tommaso Pobega e kaloi në epërsi Bolognan në minutën e dhjetë.
Interi i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 44-t me golin që e realizoi Marcus Thuram.
Golin e epërsisë 2:1 për “nerazurrët” e realizoi Carlos Augusto në minutën e 69-të.
Ndërsa për 3:1 shënoi Ange-Yoan Bonny në minutën e 84-t.
Interi është lider me 19 pikë. Bologna ka pesë pikë në mesin e tabelës.