Interi nuk ka gabuar ndaj Parmas në xhiron e gjashtë të Serie A të Italisë të shtunën dhe ka fituar pa telashe.
Çështjen e fituesit, kampioni i Italisë e mbylli që në pjesën e parë kur realizoi tri herë.
Petar Suçiq, Hakan Calhanoglu dhe Marcus Thuram i shënuan golat e fitores bindëse.
Interi kryeson me 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa Parma mbetet me vetëm katër pikë.