Support TIME. Preserve the truth.
football

Ibrahimovic will have two roles in Augsburg's attack

Arijon Ibrahimović

Arijon Ibrahimoviqi i Augsburgut që u huazua nga Bayern Munichu do t’i ketë dy role në fazën e sulmit brenda një ndeshjeje. Diçka e pazakontë, por futbollisti me prejardhje nga Kosova do të ketë detyra të veçanta. Dhe këto detyra, Ibrahimoviqi kosovar mund ta ketë rastin t’i përdorë që në ndeshjen e së dielës ndaj Eintracht Frankfurtit në udhëtim, nga ora 17:30. 

Pak para mbylljes së afatit kalimtar veror, Ibrahimoviqi u huazua tek Augsburgu. Ai në verë u kthye nga huazimi që e kishte te Heidenheimi dhe kishte plane që të mbetej në ekipin e parë të bavarezëve si zëvendësues i Luis Diazit në krah. 

Por, ai është huazuar sërish, ndonëse klubi me lojtarin 20-vjeçar, e vazhdoi kontratën deri në vitin 2028. 

Për Ibrahimoviqin interesim kishin shprehur edhe Union Berlini dhe Ëerder Bremeni, por ishte Augsburgu që e bindi sulmuesin t’i bashkohej. 

Mediumi gjerman “Bild” ka shkruar të shtunën shkrim të gjatë për futbollistin që e synon edhe Kosova. 
Ibrahimoviqi ka paraqitje vetëm me grupmoshat e Gjermanisë. 

Të premten në konferencën për shtyp, trajneri Manuel Baum ka shpjeguar planin se si synon ta përdorë Ibrahimoviqin gjatë ndeshjeve. 

“Kur flasim për Arin, ai për mua është numër 10 në fushë, që ka aftësi të luajë edhe si numër 9. I ngjashëm me Antonin apo Uchen, për shembull”, ka deklaruar Baum kur u pyet për 20-vjeçarin. 

Kjo do të thotë se Ibrahimoviqi do t’i ketë dy role në sulm gjatë ndeshjeve. Ai pritet që të luajë më shumë me topin, por të jetë fleksibil edhe për qendrën e sulmit kur është e nevojshme. Ngjashëm luajnë edhe Anton Kade dhe Uchenna Ogundu. 

Ibrahimoviqi mund të jetë titullar në debutim tek Augsburgu në Frankfurt. Paraqitja e Anton Kades është në dyshim. Ai shkëlqeu ndaj Schalkes, por nuk e kompletoi stërvitjen e së mërkurës. Baum ka thënë se gjërat nuk po shkojnë mirë për të. 

Por, nuk ka thënë se Baum do të mungojë. 

Përveç Ibrahimoviqit dhe Kades, Augsburgu ka edhe numra 10 të tjerë në skuadër. Sipas trajnerit Baum, Mert Komur, Alexis Claude-Maurice dhe Robin Fellhauer janë lojtarë sulmues. Por kjo treshe më shumë luan në pozitën e numrit 8. 

“Ky fleksibilitet na ndihmon. Kemi dy lojtarë të ndryshëm në këto pozita. Një grup që synon të shpërthejë para, dhe një tjetër që është më i tërhequr. Por, asnjëri prej tyre nuk e ka vendin e garantuar”, ka deklaruar Baum. 

“Bild” më pas ka shkruar se vendin e titullarit nuk e ka të sigurt as Ibrahimoviqi.