Support TIME. Preserve the truth.
football

Loss for Osman and Gashi in the “UEFA Youth League”

Erblin Osmani dhe Yll Gashi

Mesfushorët Erblin Osmani dhe Yll Gashi kanë luajtur nga fillimi në humbjen e Bayernit U19 në “UEFA Youth League”.

Bayerni U19 humbi 2:0 nga Vikingu U19 të hënën, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në “Championsin” e të rinjve.

Osmani luajti deri në minutën e 87-të, ndërsa Gashi u zëvendësua në minutën e 70-të.

Osmani ka debutuar për Kosovën në ndeshjen kundër Irlandës në Ligën e Kombeve, muajin e kaluar. Kosova e fitoi 1:0 ndeshjen ndaj irlandezëve, ndërsa Osmani luajti tre minuta.