Arbër Hoxha ende nuk ka arritur marrëveshje personale me Al Wahdan.
Ditë më parë, klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka arritur marrëveshje me Dinamon e Zagrebit për transferimin e futbollistit shqiptar për rreth 2.5 milionë euro.
Megjithatë, transferimi ende nuk është në fazat përfundimtare, pasi që Hoxha dhe Al Wahda nuk kanë arritur ende marrëveshje për kushtet personale.
27-vjeçari Hoxha ndërkohë vazhdon të jetë lojtar i Dinamos.
Afati kalimtar në Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllet më 28 shtator. Reprezentuesi i Shqipërisë me Dinamon ka kontratë deri në verën e vitit 2029.