Qendërmbrojtësi Albian Hajdari është në dyshim për të luajtur ndaj Hamburgut për Hoffenheimin, ka shkruar mediumi Kicker të enjten mbrëma.
Hajdari ka lëndim në gju dhe u desh të largohej nga grumbullimi i Kosovës pas fitores 1:0 ndaj Irlandës në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.
Hajdari e kompletoi atë ballafaqim, por më pas njoftoi se nuk mund të luajë shkaku i lëndimit.
Mediumi gjerman ka shkruar edhe për Fisnik Asllanin, që ngadalë është drejt formës më të mirë fizike.
“Sulmuesi, i cili ende nuk ka luajtur si titullar në këtë sezon, e ka marrë veten në formën fizike gjatë ndeshjeve të përfaqësueseve. Goli në barazimin 1:1 ndaj Austrisë ia ka rritur edhe vetëbesimin për javët e ardhshme me Hoffenheimin”, ka shkruar Kicker.