Florent Hadërgjonaj e ka ndihmuar fitoren e Alanyasporit me asistim të dielën, në ndeshjen ndaj Beshiktashit.
Alanyaspori, skuadra e mbrojtësit të djathtë të Kosovës, fitoi 1:0 në shtëpi, në xhiron e dytë të elitës së futbollit turk.
Hadërgjonaj harkoi nga këndi në minutën e 73-të, kur shënoi Nuno Lima. Për Hadërgjonajn ishte asistimi i parë i sezonit.
32-vjeçari e kompletoi ndeshjen në krahun e djathtë.
Milot Rashica mbeti në bankën rezervë te Beshiktashi, që i ka tri pikë pas dy ndeshjeve në vendin e 11-të.
Alanyaspori i ka katër pikë. Në pozitën e gjashtë.