Support TIME. Preserve the truth.
football

Gruda also doubtful for the match against Como

Brian Gruda

Trajneri i Leipzigut, Martin Demichelis, ka thënë se Brajan Gruda mbetet në dyshim për të luajtur edhe në ndeshjen ndaj Comos në Ligën e Kampionëve. 

Gruda nuk luajti të shtunën në humbjen 3:1 nga Werderi, për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës. 

Nuk dihet nëse do ta kalojë lëndimin për ndeshjen në udhëtim te Como italiane, që luhet të enjten nga ora 21:00. Në dyshim është edhe Castello Lukeba.  

Është ndeshje e xhiros së parë të fazës së ligës në Champions. 

“Do të shohim. Ata do të stërvitin në ditët në vijim dhe do të shohim se si do të paraqiten në përgatitje”, ka thënë Demichelis. “Nuk mund të garantoj që do të jenë titullarë të enjten”. 

Për Comon do të jetë debutim në Ligën e Kampionëve. Como në vitin 2019 luante në kategorinë e katërt të futbollit italian.