Support TIME. Preserve the truth.
football

Turkish journalist detained by police for fake news about Musiala's transfer

Burhan Can Tailor

Gazetari turk, Burhan Can Terzi, u ndalua nga policia pasi raportoi se Galatasaray ishte afër transferimit të yllit të Bayernit, Jamal Musiala.

Sipas “Haberler”, Terzi u mbajt me urdhër të kryeprokurorit publik të Bakirkoy për “shpërndarje publike të informacionit mashtrues”.

Ky është ndalimi i parë i profilit të lartë i një gazetari sportiv nën këto akuza në Turqi, shkruan “The Sun” të martën.

Gazetari u lirua disa orë më pas, pa asnjë kufizim të vendosur ndaj tij.

Terzi raportoi më 26 korrik se Galata thuajse kishte marrëveshje me Musialan. Por klubi turk mohoi pretendimin.