Support TIME. Preserve the truth.
football

Gallapeni: We were united

Dion Gallapeni

Dion Gallapeni e ka vlerësuar pozitivisht barazimin me Austrinë. 

“Goli në fund na zhgënjeu pak. Besoj se kemi luajtur ndeshje shumë të mirë. Kishim disa raste. Kemi dy ndeshje në nëntor që janë shumë të rëndësishme. Do të përgatitemi dhe besoj se do të dalim me rezultat pozitiv”, ka thënë mbrojtësi i krahut të majtë.

“Besoj që ishte një ndeshje e mirë nga gjithë ekipi. Ishim kompakt, shumë të bashkuar. Jemi mbrojtur si ekip dhe kemi sulmuar si ekip. Edhe me Irlandën paraqitja ishte fantastike, por edhe sonte kemi dëshmuar se mund të përballemi edhe me Kombëtare të mëdha. Do të synojmë fitore në dy ndeshjet e fundit”, ka shtuar Gallapeni.

Read other updates
GEPA Pictures

Good performance not enough for Kosovo, draws with Austria

(Updated) Kosovo shone for 85 minutes against Austria. Scored a goal with Fisnik Asllani and shot...