Galatasaray ka fituar me shumë vështirësi ndaj Goztepes me rezultatin 3:2.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së tretë të Superligës së Turqisë.
Novatus Miroshi e kaloi në epërsi Goztepen në minutën e 16-të.
Galata shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 33-të me golin që e realizoi Davinson Sanchez.
Gabriel Sara e kaloi në epërsi 2:1 Galatasarayn në minutën e 55-të.
Tetë minuta më pas, Victor Osimhen, nga penalltia realizoi për 3:1.
Juan e ngushtoi rezultatin në 3:2 në minutën e 65-të, por në fund fitorja e takoi Galatasarayt.
Galatasaray ka edhe një fitore dhe një barazim.
Ndërsa për Goztepen ishte disfata e dytë radhazi. Ka edhe një barazim.