Support TIME. Preserve the truth.
football

Israeli footballer sent off after controversial celebration

dd

Photo: Getty

Futbollisti i Izraelit, Sayed Abu Farchi, është përjashtuar për shkak të mënyrës se si e festoi golin e barazimit ndaj Austrisë, të enjten mbrëma. Austria e fitoi 3:1 ndeshjen si vendase, me golat e shënuar në minutën e 90-të dhe 93-të. 

Abu Farkhi barazoi në 1:1 në minutën e 55-të dhe pasi festoi me bashkëlojtarë shkoi për të festuar edhe në kënd të fushës. E hoqi shtizën e flamurit dhe “festoi” duke marrë pozitën e shtënies me armë.

Ka pasur edhe raportime se festa kishte të bënte me gjuajtjen në lojën e biliardos. Por futbollisti i Izraelit bëri edhe lëvizje që shihet pas shtënies me armë.

Arbitri bullgar, Georgi Kabakov e ndëshkoi me karton të verdhë për festën dhe pasi Farchi kishte një karton tjetër të verdhë, u përjashtua.