Support TIME. Preserve the truth.
football

The overloaded field at "Fadil Vokrri" continues to become a topic

Staff Fadil Vokrri

Selektori i Austrisë, Ralf Rangnick, ka folur për fushën në stadiumin “Fadil Vokrri” para dhe pas ndeshjes me Kosovën. Të dielën mbrëma Kosova e Austria barazuan 1:1. Atmosfera në stadium ishte sportive dhe në momente e zjarrtë, por fusha jo e denjë për shfaqjen e futbollit.

Rangnickut, që është prej trajnerëve të respektuar në futbollin gjerman, në komente për fushën i është bashkuar edhe selektori i Kosovës, Franco Foda. Ai ka pranuar se gjendja e fushës është e keqe. Ka fajësuar ngarkesën e madhe.

Ky në fakt edhe është problemi kryesor, pos mirëmbajtjes që disa e vënë në dyshim. “Fadil Vokrri” vazhdon të jetë stadiumi i vetëm në Kosovë ku mund të luhen ndeshje të nivelit serioz ndërkombëtar. Derisa në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë janë luajtur ndeshje ndërkombëtare të futbollisteve, në “Fadil Vokrri” luhen ndeshjet e Kosovës A, të Kosovës U21 dhe shumica e ndeshjeve të ekipeve kosovare të futbollistëve në Kupa Evropiane. 

Pos kësaj Prishtina luan ndeshje kampionale, ndonëse penalizohet shpesh që të kalojë në stadiume të tjera. Dhe gjithë këtë ngarkesë nuk po e përballon fusha që është renovuar plotësisht jo shumë kohë më parë.

“Deri më tani kemi pasur shumë ekipe mysafire. Deri më tani asnjë ekip nuk është ankuar për kualitetin e fushës. Në ndeshjen kundër Irlandës patëm fushë me kualitet pak më të mirë. Sonte ishte me të vërtetë gjendja e keqe. Ka pasur edhe ndeshje tjera, edhe ekipi U21 ka luajtur ndeshje. Edhe Kombëtarja ka zhvilluar stërvitje. Gjendja e fushës nuk ishte e mirë”, ka thënë selektori Franco Foda pas ndeshjes me Austrinë.

“Ka hapësirë për përmirësim. Edhe lojtarët janë ankuar për fushën. Por kushtet ishin të njëjta për të dy ekipet. Duhet t’i pranojmë ashtu si janë kushtet tani. Për të ardhmen është mirë që këto kushte të përmirësohen”, ka shtuar Foda.

Ka kohë që punimet për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë kanë ngecur. Ai vlerësohet aktualisht stadiumi i vetëm që mund të plotësojë kriteret për ndeshje ndërkombëtare. Stadiumet tjera, me gjithë fjalët e mëdha, janë larg kritereve të kërkuara. Rrjedhimisht gjendja vështirë se do të përmirësohet, sidomos për faktin që stadiumi në Mitrovicë nuk është pranë përfundimit.

Në “Fadil Vokrri”, Kosova A luajti dy ndeshje brenda pak ditësh dhe zhvilloi disa stërvitje. Stërvitje zhvilloi edhe Austria.

Më 30 shtator aty luajti edhe Kosova U21. Dhe do të luajë sërish të martën mbrëma, ndaj Finlandës. Në stadiumin në Prishtinë, që dikur njihej si i qytetit, luajti edhe Drita në Evropë, jo shumë kohë më parë. Luajtën edhe Malisheva e Ballkani.

Menjëherë të premten “Fadil Vokrri” do të jetë arenë edhe e ndeshjes së futbollisteve mes Kosovës dhe Austrisë. Dhe të tjera kritika priten.

Më pas Prishtinën e presin ndeshje kampionale dhe kjo skuadër kërkon të përfitojë nga përkrahja e shikuesve duke luajtur në shtëpinë e saj. 

Rrjedhimisht as për ndeshjen e muajit të ardhshëm të Kosovës ndaj Izraelit fusha nuk pritet të jetë në gjendje shumë më të mirë.

“Kushtet ishin të vështira, ashtu siç pritej, për të dyja skuadrat. Ishte e qartë se nuk do të fitonim ndonjë çmim për lojë të bukur këtu”, ka thënë selektori i Austrisë, Rangnick.

Ai nuk e përdori gjendjen e fushës si arsyetim për rezultat. Por është e qartë që gjendja e fushës ndikoi direkt edhe në kualitetin e futbollit të shfaqur.