Freiburgu dhe Bayern Muncheni do të përballen në një duel të rëndësishëm të Bundesligës. Të dy skuadrat synojnë pikët e plota në garë për kreun e tabelës.
Freiburgu të dielën nga ora 17:30 e pret Bayernin.
Ndeshja i takon javës së shtatë të Bundesligës.
Pas humbjes 2:1 nga Bayer Leverkuseni dhe disfatës 3:0 ndaj Monacos në Evropë, Freiburgu kërkon të kthehet te rezultatet pozitive.
Bavarezët vijnë pas fitores bindëse 6:1 ndaj RB Leipzigut, ndërsa në mesjavë barazuan 2:2 me Arsenalin.
also
Bayern looking for another win
Freiburgu mbështetet te forma e mirë në shtëpi, por përballë do të ketë një kundërshtar që ka dominuar përballjet direkte ndër vite. Bayerni nuk ka humbur ndaj Freiburgut në Bundesligë që nga viti 2015.
Freiburgu është skuadra që ka befasuar deri më tani. Ka katër fitore, një barazim dhe një humbje.
E zë vendin e tretë me 13 pikë. Një pikë më shumë ka Bayerni, që është lider.
14 pikë ka edhe Borussia Dortmundi në vendin e dytë.
Bayerni dhe Dortmundi janë skuadrat e vetme që ende nuk kanë pësuar disfatë.
Dortmundin të shtunën e pret një ndeshje e vështirë.
also
Bayern seeks to return to Bundesliga victory
“Verdhezinjtë” nga ora 18:30 e presin Eintracht Frankfurtin, që është në mesin e tabelës me tetë pikë.
Hoffenheim – Bayer Leverkusen dhe RB Leipzig – Elversberg janë prej ndeshjeve tjera të rëndësishme në Bundesligë.