Gjermani Hansi Flick është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit shtator në La Liga.
Për trajnerin e Barcelonës ky ishte çmimi i parë këtë edicion.
Flick me Barcelonën janë të pamposhtur këtë edicion në kampionatin spanjoll.
Barça ka shtatë fitore dhe është lidere me 21 pikë.
Barcelona e nisi muajin shtator me një fitore të thellë 5:0 ndaj Valencias në Mestalla. Më pas, gjiganti katalunjas siguroi një tjetër fitore bindëse 4:2 në udhëtim ndaj Levantes. Fitoi ndaj Racing me rezultatin 7:2 në ‘Camp Nou’. Në fund, Barça e mbylli muajin me një fitore 3:1 ndaj Sevillas. Trajneri gjerman e ka fituar këtë çmim, duke lënë pas në votimin përfundimtar Diego Simeonen e Atletico Madridit dhe Manuel Pellegrinin e Real Betisit.