Donyell Malen e Paulo Dybala kanë shkëlqyer të hënën mbrëma në fitoren e Romës.
Roma në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Serie A e mposhti Fiorentinan me rezultatin e thellë 4:0.
Malen shënoi “hat-trick”. Ndërsa Dybala asistoi në të tre golat e holandezit.
27-vjeçari Malen e hapi serinë e golave në minutën e 27-të.
Golin e dytë e realizoi në minutën e 52-të dhe tetë minuta më pas e kompletoi “hat-trickun”.
Ndërsa golin e katërt për Romën e realizoi Niccolo Pisilli në minutën e 86-të.
Similar articles