Liga e Kampionëve fillon të martën, me pesë klube të Premier Leagues në fazën e ligës me 36 ekipe. Ekipet angleze e kërkojnë titullin e parë që nga viti 2023, pas një tjetër afati kalimtar me shpenzime të majme.
Paris Saint-Germaini ka fituar dy titujt e fundit, ndërsa që nga viti 2020 edhe Real Madridi i ka dy tituj, sa i kanë edhe skuadrat angleze. Manchester City është skuadra e fundit angleze që e fitoi garën elitare evropiane, në vitin 2023. City fillon garimin të martën, ndërsa ka mesfushë të re të vlefshme plot 440 milionë dollarë. Enzo Fernandez, Elliot Anderson dhe Ayyoub Bouaddi i kushtuan qindra miliona Manchester Cityt.
Liverpooli e pret Atletico Madridin të mërkurën. Liverpooli pagoi 125 milionë euro te PSG-ja për Bradley Barcolan dhe mund të fillojë ndeshjen me sulmin që përfshinë tre prej 13 transferimeve më të shtrenjta në histori të futbollit. Alexander Isak dhe Florian Wirtz janë dy lojtarët tjerë shumë të shtrenjtë të gjigantit anglez.
Nëntë prej dhjetë transferimeve më të shtrenjta gjatë verës janë bërë nga klubet angleze. Përjashtim ishte blerja prej 125 milionë eurosh e Yan Diomande nga Real Madridi.
Blerja më e shtrenjtë e PSG-së është mesfushoori Maghnes Akliouche, që u transferua për 50 milionë euro nga Monaco. Por blerja e tij nuk është në mesin e 30 më të shtrenjtave të afatit kalimtar të verës.
Të mërkurën PSG-ja e pret Slovan Bratislavan në fillim të rrugëtimit për titull të ri të Evropës.
Synimi i Parisit për suksesin e rrallë
Në epokën prej 35 edicioneve të Ligës së Kampionëve, vetëm Real Madridi i drejtuar nga Zinedine Zidane ka fituar tre tituj rresht. Bëhet fjalë për vitet 2016, 2017 e 2018.
Ishte më e thjeshtë në formatin e vjetër të Kupës së Evropës, që ishte garë me eliminim direkt e skuadrave kampione nga ligat nacionale dhe kampionit në fuqi. Madridi i fitoi pesë finalet e para, duke nisur nga viti 1956. Ajaxi dhe Bayerni i kishin nga dy tituj rresht në vitet shtatëdhjeta.
Paris Saint-Germaini është sërish pretendent për titull. Ka shtuar Ferran Torresin në ekipin e palodhshëm të drejtuar nga Luis Enrique. Torres e shënoi golin e fitores së Spanjës në finale të Botërorit ndaj Argjentinës.
PSG-ja nuk ka fituar asnjë prej katër ndeshjeve në kampionatin francez. Edhe nëse fillon ngadal në Champions, nuk do të ishte befasi. Në dy edicionet e kaluara Parisi përfundoi në vendin e 11-të dhe të 15-të në fazën e ligës, por më pas triumfoi.
Yaya Toure shkruan histori me Slovan Bratislavan
Kampioni i Sllovakisë, Slovan Bratislava, kthehet në fazën e ligës pasi i humbi të gjitha tetë ndeshjet në vitin 2024.
Mund të ketë më shumë sukses këtë herë nën drejtimin e Yaya Toure, fitues i Ligës së Kampionëve me Barcelonën në vitin 2009.
43-vjeçari nga Bregu i Fildishtë për herë të parë po punon si kryetrajner. E udhëhoqi me sukses Slovanin në tri raunde kualifikuese. Eliminoi kampionin e Gjeorgjisë, Suedisë dhe Sllovenisë për t’u bërë trajneri i parë afrikan që udhëheq një ekip në fazën kryesore të Championsit.
The first matches
Dy ndeshjet e para të fazës së ligës në Champions luhen të martën nga ora 18:45. AEK-u e pret LASK-un austriak në Athinë, ndërsa Club Brugge e Aston Villa takohen në Belgjikë.
Prej orës 21:00 të martën janë ndeshjet Dortmund – Villarreal, Porto – Manchester City, Lille – Betis dhe Real Madrid – Inter. Pra shumë spektakël që në ditën e parë.
Mourinho lidh Madridin dhe Interin
Jose Mourinho e udhëhoqi për herë të parë Real Madridin në vitin 2010, kur u largua nga Interi pasi e fitoi Ligën e Kampionëve. Mourinho është kthyer te Madridi për periudhën e dytë, 16 vjet më pas. Dhe i ka ende dy tituj të Championsit, sa i kishte edhe atëherë.
Fillimi do të jetë sfidues për madrilenët, që të martën prej orës 21:00 e presin kampionin në fuqi të Italisë, Interin.
Interi është njëri prej pesë klubeve, pa llogaritur Madridin, që ka drejtuar Mourinho e që janë këtë edicion në Champions. Kampioni italian drejtohet nga Cristian Chivu, që ishte lojtar i rëndësishëm i Mourinhos në vitin 2010.
Uncapped
Mourinho ishte trajner i Manchester Unitedit në vitin 2017, kur një klub i quajtur Sabah, u themelua në Azerbajxhan. Nëntë vjet më pas Sabah debuton në Ligën e Kampionëve. Përballet në “Old Trafford” të enjten me Manchester Unitedin e drejtuar nga Michael Carrick, që ishte kapiten kur Mourinho ishte te ky ekip i madh anglez.
Edhe Como debuton të enjten, kur luan ndaj Leipzigut në stadiumin e vogël në vendin piktoresk italian.
Kampioni i Austrisë, LASK-u dhe ai i Norvegjisë, Vikingu, janë debutuesit e tjerë.
Rilindja e Norvegjisë
Norvegjia arriti deri në çerekfinale të Kupës së Botës. Dhe tani ky vend i ka dy skuadra në Ligën e Kampionëve.
Vendi nordik nuk kishte skuadër në Champions për 18 vjet, deri kur Bodo/Glimti avancoi edicionin e kaluar. Dhe sërish Bodo ka avancuar në raundet kualifikuese së bashku me Vikingun, që fitoi titullin e Norvegjisë pas 24 vjetësh.
Vikingu debuton në Stuttgart të mërkurën, ndërsa Bodo/Glimti luan me Bayernin të enjten.
Formats
Për edicionin e tretë Liga e Kampionëve zhvillohet në format të ri. Në fazën e ligës të gjitha 36 skuadrat i zhvillojnë nga tetë ndeshje ndaj tetë kundërshtarëve të ndryshëm. Secila skuadër i ka katër ndeshje në shtëpi e katër në udhëtim.
Pas fazës së ligës, tetë skuadrat e para në tabelë avancojnë direkt në një të tetën e finales. Ekipet nga vendi i nëntë e deri në vendin e 24-t, avancojnë, por në plejofin e fazës nokaut. Dhe ekipet nga vendi i 25-të deri në vendin e 36-të, eliminohen.