Support TIME. Preserve the truth.
football

FIFA offers over 3 billion euros for football development

Gianni Infantino

FIFA pritet të ofrojë mbi 3 miliardë euro për zhvillimin e futbollit në gjithë botën. 

Shtëpia botërore e futbollit që udhëhiqet nga Gianni Infantino dëshiron të shpenzojë para nga rezervat e veta, në mënyrë që ta dyfishojë nivelin e planifikuar të fondit për vitet 2027-2030. 

Ndihmë në këtë shumë të madhe të parave ka dhënë edhe Kupa e Botës që u mbajt në këtë verë. 

Infantino është nën presion dhe kërkohet largimi i tij nga posti i presidentit të FIFA-s, pasi deshi të shiste aksione të Kupës së Botës dhe të ngjarjeve të tjera tek investitorët privatë. Kjo u kundërshtua fuqishëm nga UEFA, CONCACAF-i dhe Konfederatat e Futbollit të Azisë. 

UEFA dhe CONCACAF-i i kanë shkruar Infantinos në shtator për kërkesën që t’u paguhen edhe afro 12 milionë euro nga rezervat, për secilën prej 211 anëtareve. 

Infantino, i cili kërkon mandatin e katërt në mars në krye të FIFA-s, ka thënë se do ta mbështesë “nivelin më të lartë të financimit shtesë që mund të ofrohet në mënyrë të përgjegjshme”.