Support TIME. Preserve the truth.
football

Arab federations support Infantino

ar

Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, ka marrë përkrahje nga federatat arabe të futbollit. Ato në një letër të përbashkët e mbështesin kandidimin edhe për një mandat tjetër të Infantinos. 

“Gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, Gianni Infantino e ka fuqizuar bashkimin e komunitetit global të futbollit, e ka zhvilluar futbollin dhe e ka rritur globalisht”, është vlerësuar në takimin e përbashkët të Unionit të Shoqatave Arabe të Futbollit në Jeddah të Arabisë Saudite.

Unioni i Shoqatave Arabe të Futbollit përfshin 22 federata nga konfederatat kontinentale të Azisë dhe Afrikës. Këtu përfshihen edhe Katari dhe Arabia Saudite, nikoqirja Kupës së Botës 2034. 

Infantino është kritikuar shumë në muajt e fundit dhe kërkohet dorëheqja e tij. UEFA është kundërshtare e madhe e Infantinos.