---
description: Përzgjedhësi Rolando Maran ka publikuar të shtunën listën e Shqipërisë për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pasi nuk e siguroi qëndrimin në Ligën B me përzgje
title: Emra të rinj te Shqipëria për Ligën e Kombeve
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/19/58beee33-7a3e-4bb3-951a-9248097104e5.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Emra të rinj te Shqipëria për Ligën e Kombeve

![Rolando Maran](https://resources.koha.net/images/2026/September/19/58beee33-7a3e-4bb3-951a-9248097104e5.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 19 shtator 2026 13:06
- Shpërndaje në:

- 19 shtator 2026 13:06
- Shpërndaje në:

Përzgjedhësi Rolando Maran ka publikuar të shtunën listën e Shqipërisë për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pasi nuk e siguroi qëndrimin në Ligën B me përzgjedhësin brazilian, Sylvinhon, Shqipëria tani do të garojë në Grupin 1 të Ligës C. Në grup me Shqipërinë janë Finlanda, Bjellorusia dhe San Marino. 

Në listën me 29 futbollistë ka pasur kthime pas një kohe të gjatë, por ka edhe emra të rinj. 

Rey Manaj, Ernest Muçi, Marash Kumbulla dhe portieri Etrit Berisha janë kthyer te Shqipëria, ndërsa ftesë për herë të parë kanë marrë Sabah Kerjota dhe Samuele Sina. Mesfushori Kerjota aktivizohet te Heartsi në elitën skoceze, ndërsa qendërmbrojtësi Sina luan në kategorinë e tretë të futbollit italian me Union Brescian. Mungojnë Armando Broja e Nedim Bajrami. 

Portieri 37-vjeçar i Hackenit suedez, Berisha, nuk ka luajtur me Shqipërinë në ndeshje zyrtare që prej 17 nëntorit të vitit 2023 në kualifikimet për “Euro 2024” në barazimin 1:1 me Moldavinë. Kishte edhe një paraqitje më 3 qershor në fitoren 3:0 ndaj Lihtenshtajnit. Ishte edhe pjesë e “kuqezinjve” në “Euro 2024”, por nuk e fitoi rastin nga përzgjedhësi brazilian Sylvinho. 

“Berisha ka treguar që ka cilësi të mira si portier dhe duke u ndikuar edhe nga dëmtimi i Strakoshës, kam bërë zgjedhje për të marrë portierët më të mirë dhe në gjendje më të mirë. Sa i përket Brojës dhe Bajramit, kam vlerësuar kushtet e përgjithshme aktualisht. Kombëtarja nuk është një portë që mbyllet, por këto janë zgjedhjet që janë bërë në këtë rast”, është shprehur Maran. 

[Edhe ![Publikohet lista e Shqipërisë, ka befasi](https://resources.koha.net/images/2026/September/19/1a017c1d-603a-44d4-84ea-c9f722c808ad.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 19 sht 2026 Publikohet lista e Shqipërisë, ka befasi](https://www.koha.net/futboll/publikohet-lista-e-shqiperise-ka-befasi)

Selektori Maran debutoi te Shqipëria me dy humbje 1:0 në qershor, nga Izraeli dhe Luksemburgu. 

“Në ndeshjet e qershorit janë bërë gjëra pozitive e negative. Ideja do të jetë që të punojmë në gjëra të ndryshme, në varësi të lojtarëve që do të hedh në fushë, duke i vendosur në kushtet ideale për të dhënë maksimumin. Janë gjëra që duhet të rishikoj, sepse ka gjëra që nuk janë natyrale për këtë skuadër e që në këto ndeshje do t’i vendosja në zbatim”, ka deklaruar të shtunën në konferencën për shtyp përzgjedhësi Maran. 

Shqipëria e pret Bjellorusinë më 26 shtator, ndërsa tri ditë më vonë luan në udhëtim te San Marino. Në udhëtim më 3 tetor luan ndaj Finlandës, kurse më 6 tetor e pret San Marinon. Në nëntor luan në shtëpi ndaj Finlandës dhe në udhëtim te Bjellorusia. 

Grumbullimi zyrtar i Shqipërisë nis të hënën.

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Simon Simoni 

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo 

[Edhe ![Publikohet lista e Brazilit për ndeshjet e nëntorit](https://resources.koha.net/images/2026/October/29/455db969-8c26-4fa2-b9f7-903a7c0febb9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 29 tet 2026 Publikohet lista e Brazilit për ndeshjet e nëntorit](https://www.koha.net/futboll/publikohet-lista-e-brazilit-per-ndeshjet-e-nentorit)

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Adrion Pajaziti, Luis Hasa, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi, Sabah Kerjota

Sulmues: Myrto Uzuni, Rey Manaj, Cristian Shpendi, Mirlind Daku 

[#Rolando Maran](https://www.koha.net/tag/rolando-maran) [#Shqipëria](https://www.koha.net/tag/shqiperia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shqipëria me tre sulmues ndaj San Marinos](https://resources.koha.net/images/2026/October/02/663bcc3b-d763-4d88-89bf-c1269e0af778.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 6 tet 2026 Shqipëria me tre sulmues ndaj San Marinos](https://www.koha.net/futboll/shqiperia-me-tre-sulmues-ndaj-san-marinos)
- [![Te Shqipëria llogarisin në fitore ndaj San Marinos](https://resources.koha.net/images/2026/October/05/59de6202-e0e0-4a63-aaa0-502f49e0ab64.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 tet 2026 Te Shqipëria llogarisin në fitore ndaj San Marinos](https://www.koha.net/futboll/te-shqiperia-llogarisin-ne-fitore-ndaj-san-marinos)
- [![Pas humbjes në Helsinki, Shqipëria kthehet në stërvitje](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/89c450e5-702d-4281-8beb-03d63f023ff2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 4 tet 2026 Pas humbjes në Helsinki, Shqipëria kthehet në stërvitje](https://www.koha.net/futboll/pas-humbjes-ne-helsinki-shqiperia-kthehet-ne-stervitje)

[Futboll.]() [Portieri Owono i shkatërruar pas vdekjes së futbollistit me të cilin u përplas](https://www.koha.net/futboll/portieri-owono-i-shkaterruar-pas-vdekjes-se-futbollistit-me-te-cilin-u-perplas)

[Showbiz.]() [P.Diddy do të lirohet më herët nga burgu, ndryshon sërish data](https://www.koha.net/showbiz/pdiddy-do-te-lirohet-me-heret-nga-burgu-ndryshon-serish-data)

[Sporte të tjera.]() [Kosova e fillon në Ishujt Faroe rrugëtimin që shpreson ta dërgojë në Evropian](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-e-fillon-ne-ishujt-faroe-rrugetimin-qe-shpreson-ta-dergoje-ne-evropian)

[Showbiz.]() [Kënga e fundit e Bonnie Tylerit do të publikohet pas vdekjes së saj](https://www.koha.net/showbiz/kenga-e-fundit-e-bonnie-tylerit-do-te-publikohet-pas-vdekjes-se-saj)

[Botë.]() [Hapen vendvotimet e para për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA](https://www.koha.net/bote/hapen-vendvotimet-e-para-per-zgjedhjet-e-mesmandatit-ne-shba)

[Botë.]() [Bisedimet e reja SHBA-Ukrainë-Rusi mbahen më 10 dhe 11 nëntor](https://www.koha.net/bote/bisedimet-e-reja-shba-ukraine-rusi-mbahen-me-10-dhe-11-nentor)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Emra të rinj te Shqipëria për Ligën e Kombeve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/emra-te-rinj-te-shqiperia-per-ligen-e-kombeve","datePublished":"2026-09-19T13:06:47+02:00","dateModified":"2026-09-19T13:07:31+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":524,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Përzgjedhësi Rolando Maran ka publikuar të shtunën listën e Shqipërisë për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pasi nuk e siguroi qëndrimin në Ligën B me përzgje","url":"https://www.koha.net/futboll/emra-te-rinj-te-shqiperia-per-ligen-e-kombeve","keywords":"Rolando Maran, Shqipëria","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/19/58beee33-7a3e-4bb3-951a-9248097104e5.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
