Support TIME. Preserve the truth.
football

Emini assists in Sonderjyske's victory

SønderjyskE

Sefer Emini ka kontribuar me një asistim të dielën pasdite në fitoren e skuadrës së Sonderjyskes. 

Sonderjyske e mposhti Randersin në shtëpi me rezultatin 4:2, në kuadër të xhiros së nëntë të elitës së futbollit danez.

26-vjeçari Emini asistoi te goli për 3:1 të cilin e realizoi Mohamed Haidara në minutën e 49-të.

Për mesfushorin Emini ishte asistimi i dytë këtë edicion në të gjitha garat. Ka edhe një gol të shënuar. 

Emini në lojë u inkuadrua në minutën e 39-të. Ai e zëvendësoi të lënduarin Ebube Duru.