Skuadra e Sunderlandit është thelluar në krizë.
Sunderlandi të dielën e pësoi disfatën e katërt rresht në Premier League të Anglisë.
Humbi 2:0 në udhëtim nga Bournemouthi.
Ka vetëm një fitore, një barazim e pesë humbje.
Sunderlandi zë vendin e parafundit me katër pikë.
Kapiteni Granit Xhaka kompletoi ndeshjen që i takoi xhiros së shtatë të elitës së futbollit anglez.
Sunderlandi luajti nga minuta e 17-të me një lojtarë më pak në fushë pas largimit me karton të kuq të Kevin Danso.
Markus Tavernier në minutën e gjashtë dhe Evanilson në minutën e 48-të i shënuan golat e fitores për vendësit.