A do të luajnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në një ndeshje, së bashku në skuadër? Raportimet e së shtunës në mediumet ndërkombëtare thonë se kjo mund të bëhet realitet.
“TNT Sports” ka shkruar se një gjë e tillë mund të ndodh në ndeshjen përshëndetëse të Carlos Tevezit në muajin dhjetor.
Tevezi ka pasur disa takime me zyrtarë të Boca Juniorsit, ndërsa e ka idenë që t’i ftojë 60 lojtarë me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes.
Tevezi ka luajtur për Ëest Hamin, Manchester Cityn, Manchester Unitedin, Juventusin, Boca Juniorsin dhe natyrisht, për Argjentinën.
Messi dhe Ronaldo janë dy prej lojtarëve që e kanë dominuar futbollin për kohë të gjatë.
Datat për ndeshjen përshëndetëse të Tevezit në stadiumin “Bombonera” janë 12 apo 13 dhjetori, apo 18-19 dhjetori.