Support TIME. Preserve the truth.
football

Dortmund aims for a good start

dortmund

Edicioni 2026/27 në Bundesligën gjermane ka filluar me derbin ndërmjet Bayern Munchenit dhe Stuttgartit.

Ndërsa një prej ndeshjeve më interesante të fundjavës është ajo ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Hamburgut.

Dortmundi të shtunën nga ora 18:30 e luan ndeshjen hapëse të edicionit të ri.

Dortmundi do të kërkojë ta nisë edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi pësoi disfatë nga Bayerni nëndeshje të Superkupës së Gjermanisë, me rezultatin 2:1.

“Verdhezinjtë” janë në pritje të titullit të kampionit në Gjermani që nga edicioni 2011/12. Në atë kohë te Dortmundi trajner ishte Jurgen Klopp.

Dortmundi e përfundoi edicionin e kaluar në pozitën e dytë me 73 pikë.

Ndërkohë Hamburgu e përfundoi kampionatin e kaluar në pozitën e 13-të me 38 pikë.

Të shtunën nga ora 15:30 luan edhe Hoffenhemi i Albian Hajdarit e Leon Avdullahut, ndaj Kolnit në udhëtim.

Hajdari e Avdullahu do të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë, kurse Fisnik Asllani nuk është ende në gjendje për të luajtur.

Nga ora 15:30 të shtunën luhet edhe ndeshja ndërmjet Elversbergut dhe Bayer Leverkusenit.

Xhiroja e parë përfundon të dielën, me ndeshjen që fillon nga ora 17:30, ndërmjet Augsburgut dhe Schalkes.