Borussia Dortmundi e ka transferuar mesfushorin grek, Giannis Konstantelias.
Konstantelias iu bashkua “verdhezinjëve” nga PAOK-u për 26 milionë euro.
Mesfushori me tipare sulmuese me Dortmundin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031.
Te Dortmundi janë shumë të kënaqur me transferimin e 23-vjeçarit.
“Me Giannisin po fitojmë një lojtar që do ta forcojë ekipin tonë me cilësitë e tij. Ne shohim shumë potencial tek ai dhe jemi të bindur se do të përshtatet shumë mirë në ekip”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmundit, Ole Book.
Edhe Konstantelias është i lumtur që i është bashkuar klubit të madh gjerman.