Support TIME. Preserve the truth.
football

Diatta shënon supergol, Prishtina në epërsi

Assane Diatta

Photo: FC Prishtina

Skuadra e Prishtinës ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit në Klinë. Golin e epërsisë për Prishtinën e shënoi senegalez, Asane Diatta.

Ai shënoi golin për 1:0 në minutën e 33-të të ndeshjes që i takon javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Diatta mposhti portierin e Dukagjinit, me goditje gërshërë.