Lëndimi i pësuar në ndeshjen ndaj Gençlerbirligit mund ta mbajë Lumbardh Dellovën jashtë fushës për disa javë.
Dellova mund të mungojë së paku një muaj pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e Amedsporit ndaj Gençlerbirligit.
Amedspori të shtunën barazoi 2:2 në udhëtim me Gençlerbirligin, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Superligës së Turqisë.
Reprezentuesi i Kosovës u lëndua në minutën e 84-t. Dellova ka lëndim në këmbën e djathtë.
Në rast se mungesa zgjat rreth një muaj, Dellova mund të kthehet në dispozicion të Amedsporit gjatë muajit nëntor.
27-vjeçari Dellova do të jetë një mungesë shumë e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga trajneri Besnik Hasi. Tek Amedspori luan edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Ermal Krasniqi.
Dellova në shtatë ndeshjet e zhvilluara në kampionatin turk ka kontribuar me një asistim.