Support TIME. Preserve the truth.
football

Dara O'Shea answers whether they will extend a hand to Israeli players

Dara O'Shea

Futbollisti i Irlandës, Dara O’Shea, ka thënë se do të diskutojnë për ndeshjen ndaj Izraelit pas ndeshjes me Kosovën.

Ai ka theksuar se Irlandën e pret ndeshje e madhe ndaj Kosovës. 

“Padyshim që ka pasur shumë zhurmë këtë javë. Gjëja e mirë që kemi si lojtarë është se jemi menjëherë në një flluskë. Jemi përpjekur të qëndrojmë larg rrjeteve sociale sa më shumë që të jetë e mundur dhe të qëndrojmë të bashkuar. Kemi një ndeshje të madhe nesër dhe ky ka qenë fokusi ynë. Kosova ka qenë një skuadër e shkëlqyer dhe jemi të përgatitur për këtë”, ka thënë O’Shea. "Ne folëm që në fillim të javës se do të mblidhemi të premten dhe do ta diskutojmë këtë si grup. Nesër kemi një ndeshje për të cilën duhet të përqendrohemi. Sapo të mbarojë ndeshja dhe të vijë e premtja, të gjithë do të mblidhemi si një i vetëm dhe do ta diskutojmë”.