Support TIME. Preserve the truth.
football

Dalipi accepts contacts with Kosovo and Albania

Lutfi Dalipi

Lutfi Dalipi është prej lojtarëve më të mirë aktualisht në elitën e futbollit zviceran, ndonëse vetëm 20-vjeçar. 

Futbollisti i Vaduzit, i huazuar nga Young Boysi, i ka tri gola e shtatë asistime në tetë ndeshjet e para. 

Ndeshjen e radhës, Vaduzi e luan të dielën nga ora 14:00 në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Thunit. 

Dalipi mund të luajë për shumë përfaqësuese, Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën apo Portugalinë. Aktualisht është te Zvicra U21.

Në një intervistë për mediumin zviceran “20 Minuten”, Dalipi ka thënë se është i fokusuar tek U21 e Zvicrës, e më pas situata mund të ndryshojë. 

“Unë jam ende i ri. Nuk duhet të mendoj se jam lojtari më i mirë në Zvicër vetëm se kam debutuar. Duhet të qëndroj i qetë. Shqipëria dhe Kosova kanë provuar të më kontaktojnë. Synimi im është të luajë për Zvicrën U21 për momentin, e më pas do të shohim”, ka deklaruar Dalipi. 

Mediumi zviceran ka njoftuar po ashtu se për Dalipin menjëherë janë interesuar shumë klube të mëdha të Zvicrës.