Chelsea e ka shënuar edhe fitoren e dytë në Premier League.
Chelsea të dielën pasdite e mposhti në shtëpi Brightonin me rezultatin 4:2.
Romeo Lavia, Pedro Neto, Joao Pedro e Cole Palmer shënuan golat e fitores për Chelsean.
Ndërsa për Brightonin realizuan Malick Yalcouye e Pascal Gross. Ndërsa ishte edhe një autogol i Pedros.
Te Chelsea debutoi portieri argjentinas, Emiliano Martinez, i cili u prezantua te klubi londinez po të shtunën nga Aston Villa për 8.7 milionë euro.
Për Brightonin ishte disfata e parë. Brightoni në xhiron e parë e mposhti Aston Villan me rezultatin 4:0.
Ndërsa Chelsea në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 e mposhti Fulhamin me rezultatin 3:2.