---
description: Granit Xhaka nuk është lojtari i parë shqiptar që luan për Sunderlandin.Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, kishte luajtur për këtë skuadër në edicionin 2009
title: Cana e Januzaj prej ish-lojtarëve të Sunderlandit
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/30/373f495a-0d56-45de-85a4-d05c2266ea7e.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Cana e Januzaj prej ish-lojtarëve të Sunderlandit

![Lorik Cana](https://resources.koha.net/images/2025/July/30/373f495a-0d56-45de-85a4-d05c2266ea7e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Lorik Cana

- 30 korrik 2025 12:19
- Shpërndaje në:

- 30 korrik 2025 12:19
- Shpërndaje në:

Granit Xhaka nuk është lojtari i parë shqiptar që luan për Sunderlandin.

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, kishte luajtur për këtë skuadër në edicionin 2009/2010. Ishte transferuar nga Marseille për rreth 5 milionë funte. Kishte firmosur për katër vjet, ndërsa ishte bërë edhe kapiten i skuadrës. Cana e udhëhoqi skuadrën në 35 ndeshje në të gjitha garat. Sunderlandi kishte përfunduar në vendin e 13-të në Premier League.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/July/30/d1e53221-78c6-4397-b2e5-4eb7c92df73f.webp?q=90&w=980)

*Lorik Cana  kishte luajtur për këtë skuadër në edicionin 2009/2010*

Menjëherë në verën e vitit 2010, Cana ishte transferuar te Galatasaray në Turqi për 4,5 milionë euro.

Adnan Januzaj po ashtu ishte te Sunderlandi. Luajti huazim nga Manchester Unitedi në edicionin 2016/17, që ishte i fundit i kësaj skuadre në Premier League. Në 25 paraqitje kampionale i kishte tri asistime. Në verën e vitit 2017 u transferua nga Unitedi te Real Sociedadi.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/July/30/4ea8b743-32b3-4cfb-83fe-8583aa71278a.webp?q=90&w=980)

*Adnan Januzaj ishte  huazuar nga Manchester Unitedi te Sunderland gjatë edicionit 2016/17*

Leon Dajaku po ashtu veshi fanellën e Sunderlandit. Në gusht të vitit 2021, kur kjo skuadër ishte në kategorinë e tretë angleze, Dajaku u huazua nga Union Berlini. Në qershor të vitit 2022 kishte firmosur për dy vjet me Sunderlandin. Menjëherë në janar 2023 ishte huazuar te St. Galleni në Zvicër.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/July/30/cbffa806-777b-4b31-89e9-e926ecb0338b.webp?q=90&w=980)

*Edhe Leon Dajaku veshi fanellën e Sunderlandit*

Në shtator të vitit 2020, me Sunderlandin kishte firmosur mbrojtësi Arbenit Xhemajli. Ai luajti pak, ndër të tjera për shkak të lëndimeve. Tani është tek Egnatia në Shqipëri.

![](https://resources.koha.net/wysying/2025/July/30/fd300090-e4e8-47c7-8a7f-ded6fc808bca.webp?q=90&w=980)

*Arbenit Xhemajli me fanellën e Sunderlandit*

[Lexo përditësimet tjera![Granit Xhaka edhe zyrtarisht lojtar i Sunderlandit](https://resources.koha.net/images/2025/July/30/cddf6de9-3185-463b-9699-bbebb810d1c6.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Xhaka nënshkruan për tre vjet me Sunderlandin, ndihet krenar</h4>Granit Xhaka është sërish pjesë e ligës më të fortë të futbollit në botë – Premier...](https://www.koha.net/futboll/zyrtare-xhaka-te-sunderlandi)

[#Lorik Cana](https://www.koha.net/tag/lorik-cana) [#Adnan Januzaj](https://www.koha.net/tag/adnan-januzaj) [#granit xhaka](https://www.koha.net/tag/granit-xhaka) [#Sunderland](https://www.koha.net/tag/sunderland)

Artikuj të ngjashëm

- [![Xhaka tregon pse e refuzoi Chelsean](https://resources.koha.net/images/2026/June/27/f9a3ae35-503b-4fb6-b69f-903b880c5888.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 12 sht 2026 Xhaka tregon pse e refuzoi Chelsean](https://www.koha.net/futboll/xhaka-tregon-pse-e-refuzoi-chelsean)
- [![Xhaka vlerësohet “blerja” më e madhe e Sunderlandit këtë verë](https://resources.koha.net/images/2026/May/26/9647b689-1da7-4755-8953-057d19d823c0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 11 gus 2026 Xhaka vlerësohet “blerja” më e madhe e Sunderlandit këtë verë](https://www.koha.net/futboll/xhaka-vleresohet-blerja-me-e-madhe-e-sunderlandit-kete-vere)
- [![Xhaka nominohet nga Premier League për transferimin më të mirë të edicionit](https://resources.koha.net/images/2026/May/27/1632e084-b186-4c01-b2f7-80123457f25c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 maj 2026 Xhaka nominohet nga Premier League për transferimin më të mirë të edicionit](https://www.koha.net/futboll/xhaka-nominohet-nga-premier-league-per-transferimin-me-te-mire-te-edicionit)
- [![Granit Xhaka përshkruhet si “lojtar i përkryer”](https://resources.koha.net/images/2026/April/10/f6380a28-5e6e-4fb6-8e9b-080efdf95fc1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 10 pri 2026 Granit Xhaka përshkruhet si “lojtar i përkryer”](https://www.koha.net/futboll/granit-xhaka-pershkruhet-si-lojtar-i-perkryer)
- [![Sunderlandi njofton për paraqitjen e 250-të të Xhakës në Premier League](https://resources.koha.net/images/2026/March/04/fdd5a998-ef8e-41e5-9e9d-8ccda0c50fe3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 4 mar 2026 Sunderlandi njofton për paraqitjen e 250-të të Xhakës në Premier League](https://www.koha.net/futboll/sunderlandi-njofton-per-paraqitjen-e-250-te-te-xhakes-ne-premier-league)

[Lifestyle.]() [Kikirikët mund të ndihmojnë shëndetin e trurit te të moshuarit](https://www.koha.net/lifestyle/kikiriket-mund-te-ndihmojne-shendetin-e-trurit-te-te-moshuarit)

[Arbëri.]() [Emini: Duket se Ligji për Specialen po përdoret për pazare brenda PDK-së](https://www.koha.net/arberi/emini-duket-se-ligji-per-specialen-po-perdoret-per-pazare-politike-brenda-pdk-se)

[Futboll.]() [Bardhi asiston në humbjen e Maqedonisë, Zvicra ndalet nga Sllovenia](https://www.koha.net/futboll/asistim-nga-bardhi-zvicra-ndalet-nga-sllovenia)

[Futboll.]() [Holanda e “shkatërron” Greqinë, fiton 7:0](https://www.koha.net/futboll/holanda-e-shkaterron-greqine-fiton-70)

[Botë.]() [Ndalohen të gjitha fluturimet në SHBA](https://www.koha.net/bote/ndalohen-te-gjitha-fluturimet-ne-shba)

[Botë.]() [Kallas: Rusia po ngre kurthe në negociatat për Ukrainën](https://www.koha.net/bote/kallas-rusia-po-ngre-kurthe-ne-negociatat-per-ukrainen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Cana e Januzaj prej ish-lojtarëve të Sunderlandit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/cana-e-januzaj-prej-ish-lojtareve-te-sunderlandit","datePublished":"2025-07-30T12:19:58+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:50:06+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":262,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Granit Xhaka nuk është lojtari i parë shqiptar që luan për Sunderlandin.Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, kishte luajtur për këtë skuadër në edicionin 2009","url":"https://www.koha.net/futboll/cana-e-januzaj-prej-ish-lojtareve-te-sunderlandit","keywords":"Lorik Cana, Adnan Januzaj, granit xhaka, Sunderland","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/30/373f495a-0d56-45de-85a4-d05c2266ea7e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
