Etnik Brruti ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Kroaci.
Formacioni më i mirë i javës së katërt është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.
Brruti të dielën e shënoi golin e parë me fanellën e Hajdukut të Splitit.
Mesfushori realizoi gol të bukur në fitoren 4:0 ndaj Osijekut. 22-vjeçari Brruti iu bashkua Hajdukut muajin e kaluar nga Malisheva.
Brruti me Hajdukun ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029. Te Hajduku luajnë edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Adrion Pajaziti dhe Ron Raqi.