Support TIME. Preserve the truth.
football

Brdariqi is presented by the Arab club

Brdarić

Thomas Brdariq, trajneri i deritashëm i Malishevës, është prezantuar zyrtarisht nga klubi i Arabisë Saudite, Al Bukiryah. Ky klub garon në kategorinë e dytë arabe.

Brdariq është kroat-gjerman. Si lojtar i luajti tetë ndeshje për Gjermaninë. Si trajner 58-vjeçari ka punuar në shumë vende. Së fundi ishte te Malisheva. Malisheva u shqua me rezultate e lojë dhe meritat e Brdariqit u vlerësuan. Ai ka punuar në edicionin e kaluar te Drenica.

Te Malisheva kanë pranuar largimin e Brdariqit, por pa njoftuar zyrtarisht për ndarjen.