Përfaqësuesja e Bjellorusisë e ka shënuar fitoren e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.
Bjellorusia të shtunën mbrëma e mposhti San Marinon me rezultatin 4:0.
Me këtë fitore, Bjellorusia ka ngushtuar diferencën me Shqipërinë dhe tashmë është vetëm dy pikë prapa kuqezinjve.
Shqipëria renditet në pozitën e dytë me gjashtë pikë. Bjellorusia ka katër pikë në vendin e tretë. Grupit i prin Finlanda me shtatë pikë.
San Marino mbetet në pozitën e fundit pa pikë.
Artem Kontsevoy shënoi dy gola në fitoren e Bjellorusisë, ndërsa nga një gol realizuan Artem Shumansky dhe Maks Ebong.