Uran Bislimi ka kontribuar me një gol të dielën në derbin ndaj Baselit.
Lugano ku paraqitet Bislimi ka vazhduar me formën e lartë në Superligën e Zvicrës. Lugano në kuadër të xhiros së shtatë e mposhti Baselin në udhëtim me rezultatin 3:1.
Mesfushori Bislimi realizoi për 2:1 në minutën e 61-të. Për 26-vjeçarin ishe goli i parë i edicionit.
Bislimi e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë.
Ndërsa bashkëlojtari i tij, Albian Ajeti, në lojë u inkuadrua në minutën e 63-të. Te Baseli nga fillimi i pjesës së dytë u paraqit sulmuesi Xherdan Shaqiri.
Lugano ka gjashtë fitore, nga po aq ndeshje të luajtura. Është lider me 18 pikë. E ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Baseli e zë vendin e pestë me dhjetë pikë.