Support TIME. Preserve the truth.
football

"Bild" asks if Germany will regret Osman?

Erblin Osmani

Gazeta e madhe gjermane, “Bild” ka shkruar sërish të dielën për kalimin e Erblin Osmanit te Kosova.
Osmani 17-vjeçar, luajti për U16 dhe U17 të Gjermanisë. Talenti i Bayernit të enjten debutoi te Kosova A. Luajti pak minuta në fund, në fitoren 1:0 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”.

Osmani është pritur ngrohtë te Kosova, ndërsa “Bild” ka pyetur nëse Gjermania do t’i bie pishman për talentin e Bayernit.

Osmani ka debutuar tashmë në Bundesligë për Bayernin. Ndeshjen debutuese e zhvilloi në mars, kur i kishte 16 vjet, 10 muaj e dy ditë. Është debutuesi i dytë më i ri në histori i Bayernit në Bundesligë.

“Në Kosovë, debutimi i Osmanit po vlerësohet sukses i madh për federatën. Në shikim të parë është befasi e madhe që një talent i Bayernit, me përvojë profesionale, të largohet nga Gjermania, e renditur e 13-ta në botë, për t’iu bashkuar një vendi futbollistik shumë më të dobët, i renditur i 77-ti”, shkruan “Bild” të dielën.

Sipas gazetës së madhe gjermane, përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda, ka luajtur rol vendimtar në bindjen e talentit të Bayernit që t’i bashkohet Kosovës.

“Derisa Osmani aktualisht ka shumë top-mesfushorë para tij te Gjermania, si Joshua Kimmich, Aleks Pavloviq, Felix Nmecha e Tom Bischof, atij i është ofruar menjëherë një vend në ekipin nacional të Kosovës. Kjo mundësi ishte aq tërheqëse për lojtarin dhe të afërmit e tij, saqë ai mori pasaportë të Kosovës në fillim të shtatorit për të lehtësuar kalimin nga njëra federatë në tjetrën. Ai e pranoi menjëherë ftesën e parë nga selektori Foda, i cili e mbajti premtimin dhe e aktivizoi talentin e Bayernit në lojë sapo iu dha mundësia e parë”.

Por a do t’i bie pishman federata gjermane?

“Shkalla në të cilën DFB-ja do të pendohet për vendimin e Osmanit për të ndërruar përkatësinë kombëtare varet kryesisht nga zhvillimi i tij i mëtejshëm. Nëse talenti adoleshent arrin të afirmohet te Bayerni, futbolli gjerman mund të ndiejë thellësisht keqardhje për këtë humbje”, vlerëson “Bild”.