Atletico Madridi e ka pësuar disfatën e parë në edicionin 2026/27 në La Liga.
Atletico të shtunën është mposhtur bindshëm 3:0 në udhëtim nga Athletic Bilbao.
Ndeshja i takoi xhiros së katërt të elitës së futbollit spanjoll.
Nico Williams e realizoi golin e parë në minutën e 46-të.
Dy minuta më pas, Robert Navarro, shënoi për 2:0.
Golin e fundit e realizoi Oihan Sancet në minutën e 90-të.
Atletico ka edhe dy fitore dhe një barazim.
Ndërsa për Bilbaon ishte fitorja e dytë, krahas dy humbjeve.