Support TIME. Preserve the truth.
football

Basel and Shaqiri begin talks about the future

Xherdan Shaqiri

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te skuadra e Baselit mbetet ende e paqartë. Drejtori i futbollit te kjo skuadër, Valentin Stocker, ka konfirmuar se kanë nisur bisedimet për kapitenin e klubit dhe rolin e tij në klub. Pavarësisht zhvillimeve të fundit rreth tij, trajneri serb Slavisha Jokanoviq, mbështetet te përvoja dhe cilësitë e mëdha të tij. 

Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në verën e vitit 2027. Por, nuk dihet nëse do të vazhdohet marrëdhënia mes palëve përtej asaj date. “Kemi pasur disa bisedime konstruktive për të ardhmen e tij mes palëve të përfshira. Bisedimet janë duke vazhduar”, ka deklaruar drejtori Stocker për “Basler Zeitung” të premten. 

“Për mua është e qartë. Ai ende mund të vendos ndeshje”. 

Futbollisti sulmues e ka shfaqur një gjë të tillë disa herë në këtë vit. Megjithatë, vendimi për të ardhmen përfshinë diçka më shumë sesa paraqitjet e niveleve të larta nga Shaqiri. Baseli duhet të vendos se si do të duket skuadra në të ardhmen, dhe çfarë futbolli do të luajë. Këtu përfshihen edhe roli që Shaqiri do ta ketë në lojë dhe idetë e 35-vjeçarit po ashtu.

Nën udhëheqjen e ish-trajnerit Stephan Lichtsteiner, Shaqiri kishte më shumë rol si zëvendësues. Me trajnerin e ri serb, kapiteni është kthyer si titullar. 

Edhe në këtë edicion, Shaqiri ka treguar se ai ende mund të jetë lojtar vendimtar për Baselin. Në dhjetë ndeshjet e luajtura të Superligës së Zvicrës deri tani, 35-vjeçari ka realizuar tri gola dhe ka kontribuuar me një asistim. Ai ishte titullar në gjashtë prej atyre ndeshjeve. Paraqitja e tij në fitoren 4:2 në udhëtim te Luzerni vlen të përmendet. Ai i realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër. 

Stocker e ka përshkruar si të vështirë procesin e lojtarit shumë të suksesshëm, që ka hyrë në fazën finale të karrierës. Vetë Shaqiri e bëri të ditur në verë se është e rëndësishme që përreth të ketë lojtarë të mirë. Por, mbetet të shihet nëse kjo skuadër do të ndërtohet përreth tij, dhe nëse ai do të jetë ende kapiten i skuadrës edhe për sezonin 2027/28.