Joao Cancelo është lojtar i ri i Barcelonës. Portugezi ka firmosur me Barçën kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Ai në fakt vetëm e vazhdon qëndrimin te kampionia e Spanjës.
Cancelo fillimisht ishte huazuar te Barcelona nga Manchester City në edicionin 2023/2024. Pas transferimit tek Al Hilali në Arabi Saudite, u huazua te Barcelona në janar të këtij viti.
Mbrojtësi 32-vjeçar ka luajtur për skuadra si Benfica, Valencia, Inter, Juventus, Manchester City, Bayern e Al Hilal.
Për Portugalinë i ka 73 ndeshje e 12 gola.
Ka fituar tituj me Benfican, Juventusin, Cityn, Bayernin e Barcelonën.