---
description: "Ballkani i trajnerit Ilir Daja e ka fituar titullin për herën e tretë në elitën e futbollit të Kosovës.Festa e titullit për skuadrën suharekase u bë zyrtare të "
title: Ballkani, kampion i Kosovës për herën e tretë rresht
image: https://resources.koha.net/images/2024/May/18/b92b314a-59ad-4805-b66c-a6325c772bf4.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Ballkani, kampion i Kosovës për herën e tretë rresht

![KF Ballkani](https://resources.koha.net/images/2024/May/18/b92b314a-59ad-4805-b66c-a6325c772bf4.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 18 maj 2024 16:54
- Shpërndaje në:

- 18 maj 2024 16:54
- Shpërndaje në:

Ballkani i trajnerit Ilir Daja e ka fituar titullin për herën e tretë në elitën e futbollit të Kosovës.

Festa e titullit për skuadrën suharekase u bë zyrtare të shtunën, një xhiro para fundit të kampionatit.

Ballkani e mposhti Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultatin 1:0.

Golin e triumfit në kampionatin aktual të Superligës e shënoi zëvendësuesi Bernard Karrica.

Karrica në minutën e 73-të pranoi top tejet të mirë nga Lindon Emërllahu, dhe nuk gaboi nga afërsia duke e mposhtur portierin Ilir Avdyli.

[Edhe ![Ballkani, kampion i Kosovës](https://resources.koha.net/images/2023/May/20/ballkanititull1684594570.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 20 maj 2023 Ballkani, kampion i Kosovës](https://www.koha.net/sport/ballkani-kampion-i-kosoves)

Avdyli i Llapit në fakt ishte në formë të mirë në pjesën e parë duke pritur disa tentime të kundërshtarëve.

Edhe Llapi pati mundësitë e veta, por nuk arriti të konkretizojë.

Llapit për të mbetur në garën e fortë për titull i duhej fitorja, ndërsa Ballkani do ta fitonte titullin edhe me një pikë të fituar në Podujevë.

Ballkani e fiton titullin me 75 pikë. Llapi i dyti ka 68 pikë.

Skuadra suharekase e barazoi rekordin e Besës së Pejës, si dy ekipet e vetme me tre tituj kampioni radhazi.

[Edhe ![Ballkani e fiton derbin e qytetit](https://resources.koha.net/images/2025/February/07/91445305-7f4c-4b72-b525-164b1b2760bb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 pri 2025 Ballkani e fiton derbin e qytetit](https://www.koha.net/futboll/ballkani-e-fiton-derbin-e-qytetit-1)

Edicioni 2023/2024 mbyllet në fundjavën e ardhshme.

Ballkani do ta festojë titullin para tifozëve të vet pas ndeshjes me Prishtinën.

Me skuadrën “bardhekaltër”, Ballkani më 22 maj në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, do ta luajë ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.

Ballkani shkroi historinë e futbollit kosovar duke luajtur në dy edicione rresht të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

[Edhe ![Ballkani e fiton derbin e qytetit](https://resources.koha.net/images/2024/December/22/4376854b-9bfa-4b5a-91ef-6d569884b398.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 22 dhj 2024 Ballkani e fiton derbin e qytetit](https://www.koha.net/futboll/ballkani-e-fiton-derbin-e-qytetit)

Regjistroi rezultate pozitive duke fituar e barazuar, por nuk ka arritur që ta kalojë fazën e grupeve.

Në të dyja rastet ka përfunduar në vendin e katërt me nga katër pikë të grumbulluara.

[#kf ballkani](https://www.koha.net/tag/kf-ballkani) [#Superliga e Kosovës](https://www.koha.net/tag/superliga-e-kosoves) [#kampion](https://www.koha.net/tag/kampion)

Artikuj të ngjashëm

- [![Festë në Suharekë, Ballkani ngre lart trofeun e titullit](https://resources.koha.net/images/2024/May/25/e5159fba-c536-40f4-a11e-215a5cae1da0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 25 maj 2024 Festë në Suharekë, Ballkani ngre lart trofeun e titullit](https://www.koha.net/futboll/feste-ne-suhareke-ballkani-ngre-lart-trofeun-e-titullit)
- [![Xhiroja e fundit: Garë për vendin e dytë, shmangien e barazhit dhe golashënues](https://resources.koha.net/images/2024/May/24/fd48b477-fc9e-4dba-bcff-97bb4c661e0a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 24 maj 2024 Xhiroja e fundit: Garë për vendin e dytë, shmangien e barazhit dhe golashënues](https://www.koha.net/futboll/xhiroja-e-fundit-gare-per-vendin-e-dyte-shmangien-e-barazhit-dhe-golashenues)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

[Futboll.]() [Zeneli shkëlqen para grumbullimit me Suedinë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-shkelqen-para-grumbullimit-me-suedine)

[Arbëri.]() [Surroi: Deklarata e 2 Korrikut nuk ishte iniciativë e udhëheqjes politike, por e vetë delegatëve](https://www.koha.net/arberi/surroi-deklarata-e-2-korrikut-nuk-ishte-iniciative-e-udheheqjes-politike-por-e-vete-delegateve)

[Arbëri.]() [Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën](https://www.koha.net/arberi/ramajli-rrefen-takimin-me-millosheviqin-me-tha-se-kush-e-kalon-murin-e-serbise-do-ta-demtoje-koken)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ballkani, kampion i Kosovës për herën e tretë rresht","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/ballkani-kampion-i-kosoves-per-heren-e-trete-rresht","datePublished":"2024-05-18T16:54:40+02:00","dateModified":"2026-07-10T19:05:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":300,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ballkani i trajnerit Ilir Daja e ka fituar titullin për herën e tretë në elitën e futbollit të Kosovës.Festa e titullit për skuadrën suharekase u bë zyrtare të ","url":"https://www.koha.net/futboll/ballkani-kampion-i-kosoves-per-heren-e-trete-rresht","keywords":"kf ballkani, Superliga e Kosovës, kampion","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/May/18/b92b314a-59ad-4805-b66c-a6325c772bf4.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
