Support TIME. Preserve the truth.
football

Balkan inflicts Llapi's seventh loss of the season

Balkans

Pas pushimit të gjatë pas ndeshjeve të përfaqësueseve në Ligën e Kombeve, situata te Llapi vazhdon të mbetet e njëjtë, me krizë të thellë rezultatesh. 

Llapi të premten pasdite në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë e pësoi edhe një tjetër humbje. Ballkani i Suharekës fitoi 1:0 dhe ia shkaktoi Llapit disfatën e shtatë të edicionit. 

Edhe suharekasit nuk kishin ecuri të mirë rezultatesh. Në ballafaqimin e xhiros së tetë vinin pas dy humbjeve e një barazimi. 

Por të premten mjaftoi goli i sulmuesit Albin Berisha për pikët e plota të Ballkanit që udhëhiqet nga Sami Sermaxhaj. Berisha golin e tretë të sezonit e shënoi në minutën e 60-të. Ai realizoi me kokë nga afërsia dhe rezultati nuk ndryshoi më pavarësisht tentimeve nga të dyja ekipet.

Ballkani me fitore ka 13 pikë pas tetë xhirove. Llapi mbetet në pozitën e parafundit me vetëm tri pikë. Fitoren e vetme e ka ndaj Vushtrrisë. 

Sot prej orës 18:00 luhet edhe ndeshja Drita – Malisheva. Malisheva është e dyta me 16 pikë, ndërsa Drita e pesta me 11 pikë.