Support TIME. Preserve the truth.
football

Austria returns to Pristina, there are again complaints about the pitch

austria

Austria do të kthehet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për një tjetër përballje me Kosovën. 
Por, tani Kosova dhe Austria përballen me futbolliste.

Ndeshja e parë e raundit të parë të plejofit kualifikues për Botërorin 2027, luhet të premten nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mediumi “ORF” ka shkruar të mërkurën se Austria do të kthehet në “fushën e tmerrit”, ku futbollistët e Kosovës luajtën ndaj atyre të Austrisë ditë më parë në Ligën e Kombeve.

Austrisë i kthehet pas 16 muajsh mesfushorja Sarah Zadrazil e Bayern Munichut. 

Ajo ka thënë se Modesta Uka e Erëleta Memeti janë dy prej futbollisteve më të rrezikshme. 

“Kosova është ekip i mirë që vjen nga Liga C, me dy lojtare shumë të mira individuale, Modesta Uka dhe Erëleta Memeti, prej të cilave duhet të kemi kujdes. Ato do të mbështeten te kundërsulmet”, ka deklaruar Zadrazil për mediumin “ORF”. 

Ndeshja kthyese luhet të enjten e javës së ardhshme në Vjenë.